Futboll Sport

Shkruhet historia në futboll, gjyqtari jep kartonin e parë të gjelbër

Është dhënë për herë të parë kartoni i parë i gjelbër në historinë e futbollit gjatë Kupës së Botës për vendet jo anëtare të FIFA.
Ky karton është parë dy herë gjatë ndeshjes mes Padania – Tuvalu.

Kupa e Botës për vendet jo anëtare të FIFA po organizohet në Londër.

Gjatë ndeshjes Padania – Tuvalu, është parë për herë të parë kartoni i parë i gjelbër.

Ky karton nënkupton se lojtari duhet të largohet nga fusha, por mund të zëvendësohet nëse skuadra e tij ka ende zëvendësime në pozicion.

Rregullat e kësaj gare nënkuptojnë se lojtari që ndëshkohet me karton të gjelbër duhet të largohet menjëherë nga fusha, por ai mund të zëvendësohet nëse skuadra e tij nuk i ka kryer të gjitha zëvendësimet.

Lojtari po ashtu ka të drejtë të paraqitet për skuadrën e tij në ndeshjen e ardhshme.

Kartoni i gjelbër përdorët në rastet kur një karton i kuq do të mendohej se do të ishte i tepërt të jepej në rastet konkrete.

Related posts

ÇËSHTJA “BENZEMA” TEK FRANCA/ Mbrojtësi Rami: Kjo histori është një budallallëk

Delo.autor

“Viktima” e Ramosit flet hapur: Më tha që më shënonte në stilin “Panenka”, por unë…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ REAL SOCIEDAD/ Barcelona publikon të grumbulluarit, ylli Manaj do të mbajë numrin…

Delo.autor

Leave a Comment