Futboll Seria A Sport

“SKANON” SERIA A/ Ancelotti i mrekulluar nga Roma: Mou zgjoi një qytet të fjetur

Roma, Juve, Inter e Milan, Carlo Ancelotti, në një intervistë për mediat italiane analizoi disa nga ekipet më të rëndësishme përpara startit të Serie A, ku Roma për të do të jetë surpriza e bukur, por vetëm kaq:

“Roma është forcuar shumë. Nuk po them se do të luftojë për titull, por sigurisht ka zhvilluar një fushatë të rëndësishme transferimesh”, theksoi Ancelotti duke u ndalur më pas tek efekti Mourinho:

“Me Mourinho-n kam një raport të mirë prej kohësh, shkëmbejmë mesazhe dhe komplimente. Të thuash që Roma është për titull do të thotë të shtosh edhe më shumë presionin në një ambient që është i karikuar. Mourinho ka bërë një punë të madhe në aspektin taktik duke fituar Confernece League, por edhe në aspektin psikologjik duke zgjuar entuziazmin e një qyteti. Roma është një skuadër që mund të luaj për pjesën e sipërme të klasifikimit. Juve, Inter e Milan për momentin janë përpara”, u shpreh Ancelotti.

Related posts

“FUTBOLLI ËSHTË NË RREZIK”/ Gasperini “TËRBOHET” pas humbjes me Romën: Anuluan autogol (VIDEO)

Delo.autor

Zbulohet PAKTI SEKRET te Barça, Rakitic refuzon PSG-në

Isa.Autor

Arsenali shfaq interes për portierin e Leverkusenit, Bernd Leno

Sadik.Autor

Leave a Comment