Futboll Sport

Lëvizja e fundit, hapet rruga për transferimin e Grezdës?

El Arbi Hillel Soudani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dinamo Zagreb dhe për të ka pasur oferta të shumta. Edhe në janar ishte pranë largimit nga kroatët, por në fund qëndroi. Kontrata e algjerianit është e vlefshme deri në verën e vitit 2020 dhe njihet për cilësitë e tij të mira teknike. Gjithashtu ai është një shënues i mirë, teksa në kampionat ka arritur të realizojë nga 17 gola në dy sezonet e  fundit, çka e bën atë një lojtar të kërkuar në merkato.

Së fundmi nga Italia vjen lajmi se është Cagliari klubi që e do. Sipas specialistit të merkatos, Alfredo Pedulla, klubi italian i është vënë pas sulmuesit dhe nuk është vetëm një ide merkatoje, pasi mungojnë vetëm disa detaje për të përmbyllur marrëveshjen për 30-vjeçarin. Dinamo Zagreb normalisht do të kërkojë të përfitojë sa më shumë financiarisht dhe më pas do tentojë ta zëvendësojë atë me një tjetër lojtar cilësor.

EROS GREZDA – Ç’hyn këtu sulmuesi anësor i kombëtares? Gjakovari është pjesë e Osijek në Kroaci dhe Dinamo Zagreb në janar, në momentin që pati një ofertë për Soudani, u hodh në sulm pikërisht për Grezdën, që shikohet si zëvendësuesi ideal i algjerianit. Kroatët e kanë kërkuar anësorin edhe kur ishte pjesë e Lokomotiva Zagreb. Nëse Soudani do të zyrtarizohet pjesë e Cagliari-t, atëherë Dinamo Zagreb me shumë mundësi do të nisë nga puna për të blerë Grezdën në Osijek. Sulmuesi i Shqipërisë është një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës kroate, ndërkohë që në media është raportuar se kartoni i tij vlerësohet me tre milionë euro.

Related posts

Club World Cup: Secili futbollist do të përfitojë 100 mijë euro

Q.Autor

NUK KA VETËM NË SHQIPËRI FUSHA PATATESH/ Presidenti i Valladolid i kërkon ndjesë Barcelonës

Isa.Autor

E BUJSHME/ Shkoi në tualet dhe nuk u kthye më, Sarri tërbohet me yllin e Chelseat

Delo.autor

Leave a Comment