Futboll Sport

Argjentina në “fije të perit”/ Çfarë i duhet Argjentinës për t’u kualifikuar?

Argjentina humbi ndaj Kroacisë, meti me një pikë dhe nuk varet më nga vetja për t’u kualifikuar për raundin e 1/16-ave. Por, gjithçka do të nisë nga dita e nesërme. Përballja Islandë – Nigeri dhe takimi i fundit i Argjentinës do të përcaktojnë të ardhmen e skuadrës së Sanpaoli-t në këtë Botëror. Sot, ekipi që rivalizon më tepër me Argjentinën janë islandezët, rezultati i të cilëve në sfidën kundër Nigerisë mund të jetë dhe vendimtar për të ardhmen.

Kombinimet që e kualifikojnë skuadrën argjentinase janë këto: 1) Islanda humbet të dyja ndeshjet ose nuk shkon më tepër se dy pikë. 2) Islanda të barazojë dy ndeshjet e radhës dhe Argjentina të fitojë të fundit duke parakaluar me pikë.

Nëse Islanda fiton të premten Argjentinës i duhet: Vikingët do të shkojnë në kuotën e katër pikëve dhe do të renditen të dytët. Argjentina duhet të fitojë kundër Nigerisë, ndërkohë që Kroacia duhet të mundë në ndeshjen e fundit Islandën, megjithatë skuadra e Sanapaoli-t ka aktualisht golavarazh negativ -3 që e penalizon në këtë mënyrë.

Çfarë do t’i duhet Argjentinës që të kualifikohet nëse fiton Nigeria? Kjo do të ishte më e mira për amerikano-jugorët, të cilëve do t’iu mjaftonte që të fitonin përballjen me afrikanët dhe kështu do të renditeshin më lartë. Por, ata duhet të presin se si do të përfundojë takimi mes Islandës dhe Kroacisë. Duke qenë se Argjentina aktualisht ka golavarazh negativ -3, Islanda do të jetë më e favorizuar, kështu që beniaminët e Maradona-s duhet të shpresojnë që të munden nordikët dhe të kualifikohen.

Related posts

Pacult: Gjici ka të drejtë, të falënderojmë Zotin për Gurin

Sadik.Autor

Andre Gomes tregon se si po e torturojnë fansat e Barçës

Q.Autor

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Shehi: Synojmë FITOREN, por jemi në disavantazh

Isa.Autor

Leave a Comment