Futboll Sport

Argjentina në buzë greminës/ Rusia “botërori i makthit” për të mëdhatë

Që, Botërori “Rusi 2018” do të ishte një trofe i surprizave u kuptua vetëm në takimet e para por që mund të rezultonte fatale për ekipet e kuotuara favorite për të ngritur trofeun më prestigjoz në glob askush nuk mund ta mendonte. Argjentina është tashmë më një këmbë jashtë Botërorit pas një paraqitje katastrofale kundër Kroacisë.

Djemt e drejtuar nga trajneri Sampaoli u mundën turpshëm me shifrat 3-0 duke mos dhënë për asnjë shans frymë jete. Tashmë fati i argjentinës është në këmbëtr e Nigerisë dhe Islandës që luajnë nesër.
E megjithatë nuk është vetëm Argjentina e cila rrezikon ndjeshëm eleminimin në fazën e grupeve.

Nuk ngel pas Gjermania e cila pasi humbi me Meksikën në ndeshjen e parë ka një provë zjarri me Suedinë e cila ka një skuadër kompakte dhe të fortë. Në mungesë të një fitorje për kampionët në fuqi nënkupton kapitullimin për “pancerat”.

Ndërkohë edhe Brazili i cili pasi dështoi të fitonte në takimin e parë do të ketë një përballje delikate nesër me Kosta Rikën e cila është një ekip i frikshëm në kundrasulm. Përfaqësuesja “seleçao” duket e shqetësuar dhe mund të bëj rekordin më të zi në të gjithë historinë e saj.

Botërori Rusi 2018 po dëshmon se është një kompeticion i paparashikueshëm ku skuadrat e piketuar si favorite po vuajnë ndjeshëm.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

NUK PRANOI TË DALË NGA FUSHA/ Shikoni si shoku i ekipit e nxjerr me zor (VIDEO)

Delo.autor

REFUZON POTUGALINË/ Mourinho zbulon rikthimin e bujshëm

Delo.autor

Gareth Bale dëshiron të rikthehet te Tottenham Hotspur

Sadik.Autor

Leave a Comment