Futboll Premier League Sport

Arsenal godet në merkato, transferon talentin 17-vjeçar të Francës

Arsenal ka mbyllur marrëveshjen me mesfushorin 17-vjeçar, Yacine Adli të Paris Saint-Germain dhe mendohet se shifra e harxhuar është 255 mijë euro. Talenti francez ka refuzuar ofertën për të rinovuar kontratën me kryeqytetasit dhe do të vazhdojë karrierën në Londër. Lojtari ka qenë një kërëkesë specifike e trajnerit të ri të Topçinjve, Unai Emery.

17-vjeçari, që konsiderohet si një nga futbollistët më premtues në Europë, raportohet se ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Arsenalin me opsionin për të vazhduar edhe për dy vite të tjera. Si një mesfushor ofensiv, ai ka luajtur në të gjitha ekipet kombëtare të moshave të Francës, U-16, U-17 dhe U-18, duke shënuar 13 gola në 23 paraqitje.

Zyrtarizimi i Adlit te klubi nga Emirates pritet të ndodhë në ditët në vijim së bashku me transferimin e Sokratis Papastathopoulos nga Borussia Dortmund. Duhet të kujtojmë se të martën, Arsenali transferoi gjithashtu Stephan Lichtsteiner nga kampionët e Italisë, Juventusi. Mbrojtësi i djathtë që luan me kombëtaren e Zvicrës kaloi në Londër me parametrat zero.

Related posts

PESË “PERLAT” ÇEKIÇIT NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Tifozët e Olimpijas në “hall” të madh (VIDEO)

Delo.autor

MANDZUKIC NJOFTON LARGIMIN NGA SKUADRA ARABE/ Seria A mbetet destinacioni më i mundshëm për kroatin

Delo.autor

Rikthehet e shtuna futbollistike në Francë , PSG për të shfryrë dufin ndaj Metz, në Itali luhet derbi i Veronës

Q.Autor

Leave a Comment