Futboll Sport

“PO INTERESOHEMI PËR ICARDIN”/ Drejtori i Juventusit lëshon “bombën”

Situata e Mauro Icardit e ndau mjedisin zikaltër më dysh. Në mungesë të rinovimit të argjentinasit, klubi vendosi t’ia heqë atij shiritin e kapitenit dhe ta kalojë te Handanovic. Ndërkohë, Juventusi del sërish në skenë, si verën e kaluar, dhe zbulon interesin e tij për sulmuesin në fjalë.

Konfirmimi vjen direkt nga Fabio Paratici, menaxheri bardhezi, për mikrofonët e “Radio 1”: “Kontakte në verë me Icardin? Unë dua të sqaroj se nuk ishte një veprim shqetësues për askënd. Nuk kemi pasur kontakte kohët e fundit. Ishte një veprim informativ nga ana jonë mbi mundësinë që Icardi mund ta ndryshonte ekipin verën e kaluar. Dhe Juventusi donte ta vlerësonte këtë hipotezë”.

Menaxheri i Juventusit mohon se ka pasur kontakte me Icardin kohët e fundit, gjë që sipas tij është shtyrë për në fund të sezonit: “Në periudhën e fundit nuk kemi pasur kontakte. Mos harroni se jemi në shkurt, ai është një lojtar i Interit dhe kemi gara të rëndësishme para nesh. Eshtë një temë që do të kthehet për shqyrtim në qershor”.

Pra, Juventusi konfirmon se është në gjurmët e Mauro Icardit, i cili mund të bëhet një tjetër goditje e madhe e bardhezinjve në merkaton e verës, pothuajse në lartësinë e transferimit të Ronaldos, verën e kaluar. Nga ana tjetër, Paratici largon mjegullnajën e krijuar te Juve, së fundi, mbi pozitën e Paulo Dybala: “Ai ka luajtur pothuajse gjithmonë, është një lojtar i Juventusit dhe e ka demonstruar tashmë se e do aq shumë fanellën bardhezi. Paulo ka nevojë për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë një flamur i Juventusit”.

Dy fjalë edhe mbi rinovimin e mbrojtjes: “Chiellini dhe Bonucci janë në krye të mbrojtjes. Rugani është i fortë, i ri dhe po rritet. Ne i përkrahim të rinjtë, veçanërisht nëse ka mundësi aktivizimi”. Juventusi ka qenë gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj talenteve të rinj italianë.

Në këtë moment ka shumë emra në listën e merkatos bardhezi. Paratici e konfirmon: “Chiesa, Zaniolo, Barela dhe Tonali? Ata janë të gjithë të rinj të talentuar, por nuk i interesojnë vetëm Juventusit. Douglas Costa? Është e parakohshme të flasim për shitjet, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

Së fundi, kapitulli i Ligës së Kampionëve. Nuk ka obsesion për Juventusin me këtë kompeticion: “Unë nuk mendoj se këto dy ndeshje do të thonë shumë më tepër se ajo që kemi parë në katër vitet e fundit. Kemi shkuar dy herë në finale dhe, kur jemi mundur, ka ndodhur kundër dy klubeve të mëdha, si Bayern Munich dhe Real Madrid. Ky trofe nuk është obsesion, por një nxitje për t’u përmirësuar. Ne po përpiqemi, por vështirësia e vërtetë qëndron në detajet e këtyre garave”.

Related posts

“DUHET TË MARRIM NJË VENDIM SA MË SHPEJT”/ Gazidis: Shpresoj që Maldini dhe Donnarumma të…

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Blejnë në ankand magazinën e braktisur, gjejnë sende personale të Kobe Bryant

Delo.autor

“NDIHEM MIRË PSIKOLOGJIKISHT”/ Flet Vinicius: Jemi përmirsuar në krahasim me sezonin e kaluar, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment