Futboll Premier League Sport

Arsenal i rrëmben Barcelonës, talentin e ri!

Kohët e fundit në akademinë Joan Gamper te Barçës ka qarkulluar një sekret jo shumë i fshehtë kohet e fundit se Joel López, i cili luan për U16 të Barcelonës, ka refuzuar një ofertë për të rinovuar me klubin dhe do të shkojë tek Arsenal-i. Lajmi eshte konfirmuar zyrtarisht dhe nga klubi katalasnas. Futbollisti i ka komunikuar vendimin e tij klubit katalanas, i cili u përpoq deri në fund për ta bindur atë të qëndrojë. Arsenali ka siguruar nënshkrimin e yllit të Barcelonës, të cilit i është ofruar një projekt sportiv me tërheqës dhe me më shumë mundësi për tu aktivizua. Joel, një mbrojtës 16-vjeçar, ka qenë pjesë e Barçës që nga mosha shtatë vjeçare.

Skuadra angleze e ka ndjekur te riun për muaj të tërë, por emërimi i Raúl Sanllehí ka rritur me shume interesin e tyre. Raul Sanllehi, kreu i ri i rekrutimit per skuadren e Arsenalit, besohet të ketë luajtur një rol kyç në këtë marrëveshje. Sanllehi e la pozicionin e tij ne klubin e Barcelonën në fillim të ketij viti dhe Joel u shfaq si një objektiv për Arsenalin menjëherë pas emërimit të tij në veri të Londrës. Ndërsa adoleshenti hodhi poshtë ofertën e kontratës së Barcelonës, Arsenali do të duhet të paguajë vetëm një kompensim për të siguruar nënshkrimin e Joelit.

Klubi katalanes kohet e fundit po mundohet te minimizoje largimet e lojtareve te rinj qe dalin nga akademia. Per kete arsye Barca ka rritur ofertat e tyre. Megjithatë, lojtaret e rinj ndjehen pesimistë dhe tentojnë mundësi të reja në klube te tjera. Për shembull, Pablo Moreno ka një kontrate me Juventusin. Arsenal gjithashtu ka nënshkruar me talentin francez, Yacine Adli i Paris Saint-Germain.

Related posts

Te Kukësi ka shumë punë për të zgjidhur/ Gjithçka në dorë të trajnerit Peter Pacult

Sadik.Autor

Rusi 2018/ Mascherano tregon çelësin e suksesit të Argjentinës

Sadik.Autor

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Gol “ALLA MESSI”, Hebaj rikthen Shqipërinë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment