Futboll Seria A Sport

Dorëzohet presidenti i Milanit, i shet 30 % të aksioneve një investitori minoritar

Teksa dje ka ardhur zyrtarizmi i lajmit se UEFA do të zbardhë vendimin për ndëshkimin e Milanit më datë 19 qershor, në Kinë diskutohej shitja e një pjese të klubit.

Sipas “Corriere Della Sera”, Jonghong Li në pamundësi për të gjetur financues, i është dorëzuar idesë për të shitur disa aksione kuqezi. Për të qenë të saktë, bëhet fjalë për rreth 30 për qind të kuotës së tij. Siç raporton i njëjti burim, presidenti kinez i “Djallit” ka gjetur edhe ortakun e ri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende.

Manjati nuk dëshiron në asnjë mënyrë që klubi të përfundojë në duart e “Elliot”-it dhe për këtë arsye kërkon ndihmën e një ortaku që do t’i japë më pas kohë për të shlyer fondin amerikan. Qëllimi kryesor është respektimi i afateve dhe në rast se Mr. Li paguan 32 milionë euro deri në fund të muajit, atëherë “Elliot” do të duhet të presë deri më 15 tetor për të arkëtuar 303 milionë euro që i ka huazuar kreut kinez të Milanit.

ELLIOT – Paolo Maldini dhe Xhuzepe Marota nuk janë kontaktuar kurrë për të punuar te Milani në rast se klubi do të përfundonte në duart e “Elliot”-it. Lajmin e ka konfirmuar vetë fondi amerikan, që në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “ANSA”, ka saktësuar se: “Mohojmë të kemi pasur kontakte me këdo  për role drejtuesish te Milani”.

Sipas të njëjtit burim, grupi amerikan i investimit ka respektin maksimal për drejtuesit aktualë të Milanit, të cilëve u kanë besuar drejtimin e shoqërisë në momentin që pranuan t’i huazonin para Jonghong Lisë.

Related posts

PAS FITORES SË “FINALES” NDAJ LAÇIT/ Mema: Kërkova gjakftohtësinë, për vitin tjetër kam një…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Spanja shënon golin e parë ndaj Iranit

Sadik.Autor

ARGJENTINA NUK E GRUMBULLOI/ Shtatë gola gjatë një muaji, shpallet lojtari i muajit në Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment