Futboll Premier League Sport

DËMTIMI HORROR/ Firmino: Kisha FRIKË, mendova se do të HUMBISJA SHIKIMIN, tani jam…

Sulmuesi brazilian i Liverpool, Roberto Firmino, e ka pranuar se ishte frikësuar se mund të humbiste shikimin në njërin prej syve, pas incidentit mes tij dhe mbrojtësit të Tottenham, Jan Vertonghen. Megjithatë Firmino u rikthye shumë shpejt dhe luajti në ndeshjen përballë Paris Saint-Germainit, ku shënoi golin vendimtar, të cilin e festoi duke e mbuluar syrin me dorë. Megjithatë, braziliani ka bërë të ditur se ka qenë frikësuar se mund të humbiste shikimin. “Frikësohesha se mund të më verbërohej njëri sy dhe se nuk do të isha në gjendje të shihja përsëri. Falënderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë dhe jam përmisuar”, ka thënë Firmino.

“Tani gjithçka është shumë më mirë. Dhimbja ka kaluar dhe unë nuk ndiej më asgjë. Është ende pak e skuqur, por shpresoj që kjo të ndryshojë me kalimin e kohës. Sigurisht, po vazhdoj të përdor mjekimet dhe përkujdesem për syrin. Sytë janë shumë të rëndësishëm për një futbollist profesionist. Isha i frikësuar, por dhimbja kaloi pasi mjeku më dha një ilaç për dhimbjet dhe gjendja ime u përmirësua. Kur ndodhi incidenti, gjithçka ishte e turbullt dhe nuk mund të shihja nga syri im i majtë”.

Related posts

E ARDHMJA E NEYMAR LARG FRANCËS/ Një argjentinas mund të shuajë ëndrrën e brazilianit

Delo.autor

NGA “LUFTA CIVILE” TEK VJEDHJA E KUPËS SË BOTËS/ Njihuni me 5 historitë e jashtëzakonshme në futboll

Delo.autor

ZYRTARIZOHET JAVËN E ARDHSHME/ Kjo FOTO zbulon trajnerin e ri të Inter

Delo.autor

Leave a Comment