Futboll La Liga Sport

Asensio është i ZHGËNJYER/ Mesfushori spanjoll mund të largohet në Premier League tek…

Asensio, 4-1 è finita? Jo, këtë herë nuk ka të bëjë me ndeshjen e Cardiff, që e bëri sulmuesin spanjoll të famshëm në të gjithë botën. Tani, ajo që vuan, mund të jetë Real Madrid, që sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Spanja mund të humbasë xhevahirin e saj. El Gol Digital raporton pakënaqësitë e lojtarit të lindur në vitin 1996, që është i shqetësuar për emrat që qarkullojnë për tu transferuar tek Real. Pas finales së Kiev, dukej se lamtumira pothuajse e sigurtë e Bale dhe një largim i mundshëm i Ronaldos mund ti jepnin Asensio-s hapësirën e kërkuar në formacionin titullar. Por tani, me ardhjen e Lopetegui, gjithçka mund të ndryshojë.

Dhe në këtë mënyrë, lajmet që vijnë nga Spanja janë shqetësuese. Asensio është duke menduar të largohet nga Madridi. Gjithashtu edhe për shkak se Real vazhdon të studiojë alternativa të ndryshme në repartin e sulmit. Dhe prandaj edhe një largim i rëndësishëm (një midis Bale dhe Cristiano) sërish nuk mund ti garantonin postin e titullarit lojtarit spanjoll. Asensio, pas disa viteve në hijen e portugezit apo të uellsianit, mund të përfundojë rezervë e njërit ndërmjet Neymar dhe Salah, dhe sigurisht kjo nuk është alternativa më e mirë. Gjithashtu duke pasur parasysh se perfomanca gjatë sezonit që sapo u mbyll nuk ishte e mjaftueshme për ti garantuar një vend titullari.

Si rezultat, pas kthimit nga kampionati botëror Asensio do të bëjë llogaritjet e tij. Për më tepër, që nuk mungojnë ekipet që kërkojnë shërbimet e lojtarit. Mirror, që citon El Gol Digital, raporton se në rreshtin e parë ndodhet Manchester United i Josè Mourinho-s, që është i gatshëm të bëjë çmenduria për sulmuesin spanjoll. Interes konkret vjen edhe nga Chelsea, qw mund të ofrojë shkëmbimin Asensio-Hazard, i cili kohët e fundit ka shprehur dëshirën të luajë në Madrid. Por gjithashtu në lojë është edhe PSG, veçanërisht nëse Neyrmar do të vendoste të linte Francën për një aventurë të re. Çmimi? I lartë, shumë. Së paku njëqind milionë. Por me tregun e sotëm, nuk i dihet.

Related posts

Pankina e Real Madridit/ “Valsi” i trajnerëve, Allegri jep “asist” për Conten

Sadik.Autor

KAOS NË CHAMPIONSIN E AFRIKËS/ Fituesi shpallet kampion me 60 minuta lojë, çfarë ndodhi (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ CHELSEA dëshiron që OBLAK të zëvendësojë COURTOIS

Isa.Autor

Leave a Comment