Futboll Premier League Sport

ISHTE PRANË SHKARKIMIT/ Mourinho ka një dedikim të veçantë pas fitores ndaj Burnley (VIDEO)

Jose Mourinho ia ka dedikuar fitoren ndaj Burnley shefit ekzekutiv Ed Woodward pas protestave të tifozëve përpara ndeshjes. United mori një fitore të merituar ndaj Burnley-t me dy golat e Lukakut. Mourinho i thuri elozhe tifozëve të United dhe ka hedhur xhupin e tij drejt tyre në fund të sfidës.

Por një aeroplan që ka fluturuar mbi Turf Moor ka sulmuar Woodward, dhe kur Mou pyetet për protestën e tifozëve, ai përgjigjet: “Gjatë ndeshjes unë nuk shoh në qiell, vetëm kur i kërkoj zotit ndihmë.

“Nuk e kam parë aeroplanin, por Ed Woodward fitoi 2-0 sot.” “Mendoj se fituam për shkak të humbjes ndaj Tottenham. Kur humbet brenda dhe tifozët të fërshëllejnë, do të reagosh keq. Por kur tifozët të mbështesin, atëherë paraqitja do të jetë e mirë.

“Jam i lumtur me paraqitjen e ekipit, me rezultatin dhe ndjesinë e tifozëve.”

Related posts

SUPERSFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Kukësi me një mungesë të sigurt

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Është në skadencë kontrate, skuadrat e mëdha italiane në sulm për bomberin e Atletico Madrid

Delo.autor

ZYRTARE/ Peter Crouch me detyrë të re, emërohet drejtor i skuadrës së…

Delo.autor

Leave a Comment