Futboll Sport

Aspas ia kalon edhe Raul, futet në historinë e Spanjës

Goli në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Marokut, do të mbahet mend gjatë nga ylli spanjoll, pasi jo vetëm i dha një pikë me vlera kualifikimi Spanjës, por mënyra e ekzekutimit ishte brilante. “La Roja” u kualifikua si kokë grupi, teksa grumbulloi në total pesë pikë në tre ndeshje. Kundërshtari i radhës për spanjollët do të jetë Rusia, vendi organizator.

Sigurisht në letër është një ndeshje e lehtë dhe Spanja duket e favorizuar për të kaluar më tej, por ky Botëror ka treguar se nuk ka ndeshje të lehta dhe kundërshtarë të dobët. Të besuarit e Fernando Hierro e dinë mjaft mirë këtë gjë dhe për më tepër ndeshja me Marokun nuk është harruar akoma, ku vetëm falë golit Iago Aspas siguruan kualifikimin për në turin tjetër të Kampionatit Botëror.

Related posts

Skuadrat italiane në “ethe”/ Ja yjet e Serisë A që mund të largohen në orët e ardhshme

Isa.Autor

TEUTA-APOLONIA/ Të dyja skuadrat me më të mirët në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ALARMON TIFOZËT E JUVENTUS/ Menaxheri i mbrojtësit Chiellini: Dëshiron të qëndrojë, por…

Delo.autor

Leave a Comment