Formula 1 Sport

Raikkonen një legjendë, vendos rekordin e pabesueshëm në Formula 1

“Njeriu i akullt” Kimi Raikkonen ka synuar podiumin në garën e fundit të zhvilluar në pistën franceze të Paul Riciard dhe në fund ia ka dalë mbanë, duke u renditur i treti me makinën Ferrari.

Por ky vend i tretë ka një shije të veçantë për 38-vjeçarin, pasi ditën e diel finlandezi ka vendosur rekordin e veçantë se është ngjitur në podium në 30 pista të ndryshme të Formula 1.

Asnjë pilot nuk ka arritur të ngjitet në podium në kaq shumë pista anembanë botës. Raikkonen ka thyer rekordin e Alain Prost, që është renditur në 3 vendet e para në 29 pista.

Related posts

“FINALE” MBIJETESE PA GOLA/ “Bardheblutë” ngecin mes dëshpërimit me Kastriotin, frika vazhdon

Delo.autor

​Postimi emocionues i Higuainit në Instagram/ Lojtarët e Juven ia kthejn me komente dhe pëlqime (FOTO)

Isa.Autor

PLAS “LUFTA” NË KAMPIONATIN BOLIVIAN/ Portieri gjuhet me breshëri shashkash, dërgohet në spital (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment