Futboll Sport

Astrit Hafizi: Panuçi arrogant, por t’i dalë për Zot asaj që ka nisur. Presidentët këtu të shtypin me…

Ish-trajneri i Shqipërisë, Astrit Hafizi, ka komentuar situaten në Kombëtaren shqiptare, dhe në veçanti trajnerin Panuçi, duke e cilësuar edhe si arrogant.

“Panuçi është arrogant, si me tifozët, ashtu edhe me mediat. Edhe pse ka ardhur nga Italia, nuk duhet të na nënvlerësojë aq shumë. Edhe si lojtar, nuk është se ka qenë shumë i mirë, por një lojtar i mirë. Ndërkohë, për De Biazin mund të them se si lojtar ka qenë një nivel më i ulët se Panuçi.

Në miqësoren me Ukrainën, ai nuk rregulloi asgjë nga ndeshja me Kosovën. Mendoj se nuk e di fare se çfarë duhet të bëjë me Kombëtaren. Gjithsesi, duhet të vazhdojë, t’i dalë për zot deri sa e ka marrë përsipër.

Ka plot lojtarë të mirë për Kombëtaren, por duhet t’i kërkosh. Edhe për trajnerët shqiptarë, ata nuk janë më pjesë e Kombëtares që me ardhjen e Dukës në FSHF. Unë personalisht, nuk drejtoj më në kampionatin shqiptar, pasi e provova kur u largova nga stoli i Shqipërisë, por presidentët e klubeve të shtypin me këmbë.

Related posts

Messi: Nuk kemi miqësi, me Ronaldon flas vetëm kur…

Q.Autor

PRAPASKENA/ REALI kërkoi mesfushorin 37-vjeçar të Betisit, presidenti NUK PRANOI

Isa.Autor

KËRKON TA SJELLË NË “CAMP NOU”/ Barcelona ofron Coutinho dhe 150 milionë euro për yllin francez të PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment