Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Fiorentina bën goditjen e madhe, klubi transferon sulmuesin argjentinas…

Fiorentina bën goditjen e madhe në merkato. Skuadra vjollcë transferon Nikolas Gonzales nga Shtutgarti për një shifër prej 27 milionë euro. 23-vjeçari ka firmosur me skuadrën nga Firence një kontratë 5-vjeçare deri në qershorin e vitit 2026.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Fiorentina ku me anë të një komunikate zyrtare i uron mirëseardhjen sulmuesit argjentinas.

Gonzales konsiderohet një blerje e madhe dhe me peshë duke parë edhe moshën e tij të re edhe çmimin që Fiorentina derdhi në arkat e klubit gjerman.

Gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Shtutgartit, Gonzales është aktivizuar në 17 ndeshje duke realizuar 6 gola dhe dhuruar 2 asist.

Related posts

Amazon realizon serial për jetën e Maradonës

Sadik.Autor

PLAS SKANDALI në Ligën e Kombeve/ Gjyqtari rumun: Do të FAL 2 PENALLTI në…

Isa.Autor

KLUBI ËSHTË PRANË NGJITJES NË SERIE A/ Berlusconi bën gjestin e madh për studentët e rajonit të Monzës

Delo.autor

Leave a Comment