Futboll Seria A Sport

Atalanta pranë marrveshjes me portierin e njohur, Etrit Berisha në rrezik

Etrit Berisha mund të largohet nga Atalanta. Portieri i kombëtares nuk është më i pashitshëm dhe sikurse raportojnë mediat pranë klubit nga Bergamo, për ofertën e duhur ai do të lihej i lirë nga klubi italian. Zikaltrit mund të blejnë portierin Gollini nga Aston Villa. Trajneri Gian Piero Gasperini kërkon t’i besojë më shumë 23-vjeçarit, të cilin mund ta blejnë nga anglezët për shumën e 3.5 milionë eurove. Sezonin e fundit Gollini ëshët aktivizuar në 7 ndeshje dhe ka besimin e stafit teknik.

Por veç tij, Atalanta ka edhe tre portierë të tjerë dhe nëse ikën Berisha nuk është se do të ketë probleme. Nga Salernitana kthehet Boris Radunovic. Këtij të fundit i përfundon huazimi dhe po programohet si portier i dytë. I riu Carnesecchi, vetëm 18 vjeç, mund të regjistrohet në ekipin e dytë në Serie C dhe kur të jetë e nevojshme mund të grumbullohet me ekipin e parë. Tanimë mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ofertë të mirë për Berishën.

Portieri i Shqipërisë, 29 vjeç, mbylli sezonin e dytë tek Atalanta, që e bleu verën e shkuar portierin nga Lazio për shumën e 5 milionë eurove. Igli Tare e pati marrë “gardianin” në Suedi nga skuadra e Kalmar për shifrën e 400 mijë eurove. Berisha ka edhe tre vite kontratë me skuadrën italiane, pasi i përfundon më 30 qershor të vitit 2021. Sezonin e fundit portieri me Atalantën është aktivizuar në 42 ndeshje (31 në Serie A, 3 në Kupën e Italisë, 8 në Europa League).

Related posts

ANALIZA/ “Gazzetta dello Sport” përfshin Kosovën te “Hirushet”, që ëndërrojnë kualifikimin në Euro 2020

Delo.autor

PLAS TEK LAZIO/ Strakosha hesht shokun e ekipit, ja si i vihen kundër tifozët… (VIDEO)

Isa.Autor

U GRUMBULLUA TEK EKIPI I PARË PËR SFIDËN NDAJ GETAFES/ Trajneri Setien: Ja pse e mora Rei Manajn

Delo.autor

Leave a Comment