Futboll La Liga Sport

Përtej futbollit/ Zbuloni talentin e ri të Sergio Ramos (VIDEO)

Sergio Ramos, nuk është vetëm një lojtar i talentuar, por tashmë ai ka provuar vetën edhe në këngë. Kapiteni spanjoll, është bërë pjesë e hitit “Otra Estrella en tu Corazon”, që përkthehet “Një tjetër yll në zemrën tënde”, të cilën e këndon me yllin e popit, Demarco Flamenco. Balada emocionale është bërë për të frymëzuar dhe motivuar tifozët që të mbështesin djemtë e Lopetegui në Botërorin “Rui 2018”, që nis më 14 qershor.

“Ejani në Spanjë, ngrijeni zërin, brohorisni. Thërrisni për gol. Në lëkurën tonë, vendosim një top. Vendos një tjetër yll në zemrën tënde”, ndërsa Ramos vazhdon pjesën: “Duke menduar për synimin e madh, ne arrijmë më të mirën, duke luftuar së bashku, drejt yllit me krenari. Duhet të provojmë. Ndoshta “La Roja” do të ndriçojë edhe një herë”.

Në videoklip bëjnë pjesë edhe familje tifozësh që mbajnë veshur fanellën e Spanjës ndërsa shikojnë Kupën e Botës në shtëpi dhe të rinj që luajnë. Kjo nuk është hera e parë që Ramos ka treguar aftësitë e tij në këndim, përpara një turneu të madh. Ai gjithashtu këndoi në në këngën e Spanjës për Evropianin 2016, që u zhvillua në Spanjë “La Roja Baila”. 31-vjeçari këndoi edhe me tifozët e Realit pas fitores në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich këtë sezon. Kombëtarja e Spanjës do të luajë ndeshjen e parë ndaj Portugalisë më 15 qershor, më pas do të përballet me Iranin (20 qershor) dhe Marokun (25 qershor).

Related posts

LËVIZJE NË PARAVIJËN E KUQEZINJVE/ Milani siguron talentin serb, por rrezikon të humbasë…

F.autor

MERKATO E JANARIT/ “Blutë e Londrës” ofron 30 milionë euro për yllin sulmues të Bournemouth

Isa.Autor

LUMTURON FANSAT E LEGJENDËS BRAZILIANE/ Vajza e Pele: Po më mëson të luaj me letra dhe po më mund…

Delo.autor

Leave a Comment