Futboll La Liga Sport

Azpilicueta mes Anglisë dhe Spanjës, Bilbao ofron 20 milionë euro

Mediat spanjolle shkruajnë se mbrojtësi i Chelsea, Cesar Azpilicueta, dëshiron të rikthehet në La Liga. Për 28-vjeçarin ka shprehur interes skuadra e Athletic Bilbaos, e cila është e gatshme të ofrojë deri në 20 milionë euro për mbrojtësin e djathtë.

Prej 6 sezonesh Azpilicueta luan për blutë, të cilët e blenë te Marseille, ndërkohë që vitet e fundit ai ka qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e bluve.

Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i klubit për të ardhmen e tij, ndërsa sipas të njëjtave burimeve, Chelsea do ta linte Azpilicuetan të largohej nëse ata i sigurojnë shërbimet e Joao Mirandës nga Interi.

Related posts

24-VITE MUNGESË NË BOTËROR/ Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë

F.autor

NDESHJA NDAJ CAGLIARIT/ Ronaldo gati për të thyer një tjetër tabu

Delo.autor

Barcelona nuk ndalet kërkon në skuadër Antoine Grizmann

Q.Autor

Leave a Comment