Basketball Sport

SHPËRNDANË FOTO NGA AKSIDENTI I KOBE BRYANT/ 8 policëve iu ndodh ajo që nuk e prisinin

Tetë policë të Los Anxhelosit kanë përfunduar nën hetim për shkak se kanë bërë publike disa foto makabre, të shkrepura nga skena e aksidentit me helikopter, ku humbi jetën Kobi Brajant së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Xhana dhe shtatë persona të tjerë.LDN-L-KOBE-INVESTIGATE-0129-04-2

Sherifi Aleks Vilanueva ka urdhëruar menjëherë fshirjen e këtyre fotove. “Ky ishte prioriteti im, të sigurohem që ato foto të mos ekzistojnë më. Tani kemi identifikuar agjentët që e kanë këtë veprim.

Ata kanë ardhur vetë, ku kanë pranuar se i kishin këto imazhe dhe i kanë fshirë”, ka deklaruar Vilanueva, i cili më pas shtoi: “U kemi komunikuar menjëherë që sjellja e tyre ishte e pajustifikueshme”, tregon sherifi, i cili më pas sqaron se agjentët do të hetohen për veprimin e bërë.

Mësohet se Vanesa Brajant, e veja e ish-yllit të NBA, është shokuar kur ka mësuar për shpërndarjen e paautorizuar të fotove nga skena e aksidentit. Ndërsa sherifi Vilanueva ka deklaruar se u ka kërkuar ndjesë familjeve të viktimave për këtë situatë.

Related posts

BEFASOHET NGA HOLANDA/ Koeman: Dominim të tillë nuk e prisja

Isa.Autor

RRËFIMI I RRALLË PËR “AS”/ Mesfushori Bare: Për futbollin sakrifikova gjithçka, jetova pa shokë dhe larg familjes…

Delo.autor

“SKANON” CRISTIANO RONALDON/ Igli Tare: Ja çfarë përfiton Serie A prej tij

Delo.autor

Leave a Comment