Futboll Sport

Ish-kampioni i Gjermanisë sulmon Ozil: Nuk është lideri, që dëshiron të jetë

Mesut Ozil është shënjestruar edhe një herë në Gjermani, kësaj here nga Mario Basler, që pretendon se lojtari i Arsenalit “nuk është lideri që dëshiron të jetë”. 29-vjeçari u kthye në formacionin titullar të Joachim Low në përplasjen e djeshme me Korenë e Jugut, ku u eliminuan kampionët botërorë.

Një hetim publik për atë që nuk shkonte mirë, tani ka filluar, me shumë yje të ashtuquajtur yje, që nuk kanë arritur të performojnë në tokën ruse, me Ozilin duke u veçuar si një prej atyre që kanë performuar keq.

Ish-kampioni i Gjermanisë, Basler, tha në “World Cup Business Viewing”: “Lojtarët nuk ishin në 100 për qind dhe askush nuk ishte në gjendje të udhëhiqte ekipin”. Ai shtoi për Ozil: “Ai nuk është lideri, që dëshiron të jetë”.

Basler kishte akuzuar më parë Ozil, se kishte “gjuhën e trupit të një bretkocë të vdekur”, pas një performance të dobët në humbjen 1-0 ndaj Meksikës. Ai shtoi: “Nëse lojtarët nuk sjellin formën e tyre optimale, atëherë ju jeni të pafuqishëm si trajner”.

Related posts

PROBLEME ME DOKUMENTET/ Lojtari i “demave” udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut, ja arsyeja…

Delo.autor

Flamurtari-Kukësi/ Mbyllet pjesa e parë: Alla ndëshkon ish-ekipin me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

NGA MËSUESE TEK DENTISTE/ Ja profesionet e grave të futbollistëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment