Futboll Shqipëri Sport

PAS ZYRTARIZMIT/ Sulmuesi Dunga prezantohet tek skuadra e re: Doja shumë të isha në këtë ekip dhe…

Tashmë edhe zyrtarisht, Ismael Dunga është lojtari më i ri i skuadrës japoneze të Sagan Tosu. Siç kishte paralajmëruar edhe “Panorama Sport”, sulmuesi ka mbyllur aventurën me kryesuesit e Vllaznisë, për të kaluar në kampionatin japonez.

Dunga ka thënë fjalët e para si lojtar i Sagan Tosu, ku shprehet: “Unë jam Ismael Dunga. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Sagan Tosu. Doja shumë të isha në këtë ekip dhe do të bëj më të mirën këtu.”

Pas shumë negociatash, Vllaznia dhe klubi japonez kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Nisur edhe nga ajo që kanë deklaruar vetë drejtuesit shkodranë, ka pasur ndërhyrje nga tre agjenci menaxhimi, të cilat pretendonin se duhet të shpërbleheshin për këtë negociatë. Mirëpo, mësohet se problemi më i madh ka qenë akordi për transferimin e shumës së rënë dakord për këtë shitje. Vllaznia pret të arkëtojë rreth 100 milionë lekë të vjetër nga transferimi i Dungës dhe marrëveshja është që kjo shumë duhet të kalojë në llogari të klubit shkodran nga Sagan Tosu brenda 30 ditëve të ardhshme.

Related posts

SERIA A/ Dalbert: Kam ngjashmëri me Michael Jordan

Q.Autor

U DËNUA ME KARTON TË KUQ DHE PËSOI DËMTIM NDAJ INTER/ Ylli i Napolit mbyll vitin jashtë fushave, ja kur do të rikthehet…

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Espanyol-Real Madrid. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment