Futboll La Liga Sport

Barcelona “kërcënon” Juventus/ Katalanasit në “gjurmët” e mesfushorit ballkanas

Një kërcënim nga Spanja vjen për Juventus. “Mundo Deportivo” ka shkruar për interesimin e Barcelona për Miraliem Pjanic, pasi nuk ka arritur të realizojë blerjen e Antonie Griezmann.

Bardhezinjtë e Allegri nuk mund t’i lejojnë vetes të humbasin mesfushorin boshnjak, por nëse katalanasit fusin në bisedime edhe Andre Gomes, që pëlqehet nga drejtori teknik i “Zonjës së Vjetër” Paratici, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

Të mërkurën, Juventus do të prezantojë Emre Can, i cili vjen me parametër zero nga Liverpool, pasi do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale.

Related posts

DETAJE TË REJA NGA DËNIMI I LUKAKUT/ Sulmuesi belg humbet edhe…

F.autor

44 GOLA NË NJË SEZON ME DY SKUADRA/ Talenti Haaland “bekohet” nga Borussia Dortmund

Delo.autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Messi i pandalshëm, i shënon golin e dytë “Të Kuqve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment