Futboll Sport

Baresi masakron Sampaoli-n: Një katastrofë, por kam respekt për…

Ky që po zhvillohet në Rusi është një Botëror shumë i veçantë. Bëhet i tillë që nga mungesa e dy kombëtareve si Italia dhe Holanda, por edhe nga vështirësitë që po hasin ekipet e mëdha. Argjentina është një prej tyre dhe rrezikon të mos kalojë grupin pas humbjes 3-0 të pësuar kundër Kroacisë.

Kjo ecuri zhgënjyese e “Albiceleste” ka përçarë njerëzit mes atyre që fajësojnë Messi-n dhe atyre që fajësojnë Jorge Sampaoli-n. Të ky grup i dytë bën jesh legjenda e Milan-it, Franco Baresi, i cili e komentuar kështu humbjen e Argjentinës në profilin e tij në Twitter: “Respekt për Argjentinën, por Sampaoli është një katastrofë”. Me pak fjalë, ish-mbrojtësi i ka idetë e qarta.

Një nga protagonistët e Argjentinë-Kroaci ka qenë Luka Modric, i cili ka realizuar një gol të mrekullueshëm, duke vulosur fitoren e të tijve. Të gjithë i kanë bërë komplimentet kroatit në Twitter, duke përfshirë edhe Franco Baresi-n, i cili është mjaftuar duke postuar në Twitter imazhin e një kapeleje ngjitur me emrin e yllit të Real Madrid. Një mënyrë për të treguar admirimin kundrejt një lojtari të nivelit të lartë.

Related posts

Matic tallet me Lukaku në “Instagram”…

Sadik.Autor

NGA KESSIE TEK ANDRE SIVA/ Ja lojtarët e Milan me “valixhe” në duar

Delo.autor

“AI ËSHTË SHEMBULL PËR TË RINJTË”/ Trajneri Tuchel: Jam me fat që e kam atë lojtar në skuadër

Delo.autor

Leave a Comment