Futboll Ligue 1 Sport

“AI ËSHTË SHEMBULL PËR TË RINJTË”/ Trajneri Tuchel: Jam me fat që e kam atë lojtar në skuadër

Trajneri Thomas Tuchel ka deklaruar sot se mbrojtësi brazilian Dani Alves është një futbollist shembull për të rinjtë, një model që duhet ndjekur. “Me të, çdo ditë është një sfidë. Jam i lumtur dhe me fat që e kam në skuadër”, u shpreh trajneri i PSG-së.

“Është shumë kërkues, kërkon më të mirën nga shokët e skuadrës, duke vlerësuar çdo detaj. Kjo e bën më të lehtë edhe punën e një trajneri. Kjo është diçka e mirë për skuadrën”, deklaroi Tuchel. Dani Alves luan me Paris Saint Germanin që prej vitit 2017.

Më tej, trajneri i kampionëve të Francës tha: “Ajo që më habit të Dani Alves është se ka shumë energji edhe pse është 35 vjeç. Është agresiv në fushë, luan fort për çdo top dhe është një lojtar të cilit mund t’i besosh në çdo moment, pasi nuk të zhgënjen”.

Related posts

BEFASON FELIPE LUIS/ Oferta e PSG-së? Nuk më ka interesuar asnjëherë

Isa.Autor

TRAGJIKE/ Vetëm 52 vjeç, vëllai i Maradonës humb jetën një vit pas tij. Pësoi sulm në zemër

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Sllovenia pritëse ndaj Kombëtares, ja plani për miqësoren tjetër

Delo.autor

Leave a Comment