Bundesliga Futboll Sport

Bayern e shet Lewandowskin, por shuma që kërkon është marramendëse

Robert Lewandowski dëshiron sfida të reja dhe është i gatshëm të braktisë Bayern Munich për shkuar në një tjetër kampionat. Kjo është të paktën ajo që gjatë gjithë sezonit ka shkruar shtypi gjerman. Edhe pse drejtuesit e klubit bavarez janë të vetëdijshëm për pakënaqësinë e lojtarit, por nga ana tjetër nuk do ta lënë të ikë aq lehtë.

Siç shkruan “Bild” në një artikull në numrin e botuar sot, Bayern nuk do të pranojë asnjë ofertë prej më pak se 200 milionë euro që vjen në adresë të lojtarit. Natyrisht, ata e kanë pranuar që lojtari do të largohet dhe nuk do ta ndalojnë, por as nuk do t’i shtrojnë tapetin e kuq. Ndaj, kampionët e Bundesligës i kanë vendosur një kusht transferimit të tij, nuk do të pranojnë të negociojnë me asnjë ekip për 29-vjeçarin për një ofertë më pak se 200 milionë euro.

Agjenti i sulmuesit, Pini Zahavi po punon që të gjeje një zgjidhje dhe të kryejë me sukses kalimin e polakut drejt Real Madrid. Gjigantët bavarezë janë një nga ekipet kryesore që kanë shfaqur më shumë interes për të marrë shërbimet e tij. Gazeta spanjolle “ABC” se madrilenët do të tentojnë përsëri që të blejnë kartonin e lojtarit në këtë merkato. Por, nuk do të jetë e lehtë pasi gjermanët duan 200 milionë euro, shifër që do t’i prishë planet Realit për të nënshkruar më pas edhe me objektivin e tyre kryesor, Neymar. “Bild”, më tej shkruan se agjenti i lojtarit ka provuar të negociojë me drejtuesit e Bayern për transferimin, por thuhet se ata kanë refuzuar. Lewandowski është nën kontratë me bavarezët deri në vitin 2021 dhe është kërkuar nga ekipe si Manchester United, Chelsea dhe PSG.

Related posts

Milan bën rezistencë për Gomez, Boca Junior e dëshiron me çdo kusht

Q.Autor

AKUZOHET PËR DHUNË NË FAMILJE/ Manchester Untied mendon përjashtimin e sulmuesit

F.autor

PREMIER LEAGUE/ Shënohet një gol spektakolar vetëm në javën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment