Futboll Seria A Sport

ASKUSH NUK E DO ICARDIN/ Tifozët “Zikaltër” reagojnë ashpër: Zhdukuni nga “San Siro”…

Nëse pjesa më e madhe e “San Siro”-s ka duartrokitur Mauro Icardin në ndeshjen ndaj Romës, tifozët besnikë, “Curva Nord” vazhdojnë qëndrimin dhe koret drejtuar klubit për ta zhdukur sulmuesin nga Milano.

Madje, edhe ndaj Romës, pjesa më e madhe e publikut vërshëlleu tifozerinë e organizuar zikaltër për koret ndaj Mauro Icardit. Menjëherë pas kësaj, në një komunikatë për shtyp, “Curva Nord” ka reaguar ashpër:

“Na vjen keq për të gjithë juventinët e munguar që popullojnë “San Siro”-n dhe vërshëllejnë ndaj koherencës tonë sepse janë vetëm të uritur për fitore, ne nuk spostohemi asnjë centimetër nga qëndrimi ynë”.

“Një njeri i vogël që mban veshur fanellën tonë me numër “9” nuk meriton Interin, sepse kurrë nuk kemi parë një lojtar të hiqet për i dëmtuar thuajse dy muaj, të mos zbresë në fushë, ndihmojë skuadrën, madje duke u kthyer nëpërmjet avokatëve”.

“Ne vërshëllehemi sepse jemi koherentë në atë që bëjmë! Nëse  ata që hiqen si tifozë të Interit dhe duan medoemos rezultate nuk janë dakord, le të shkojnë në “Stadium” ku dinjiteti nuk është i shtëpisë. Ndoshta, aty do të ndihen më mirë”.

“Interi për ne mund të fitojë ose të humbë, gjithmonë do të jemi me ty!”.

Related posts

E PABESUESHME NË ANGLI/ Futbollisti i buzëqesh kundërshtarit pasi pëson gol (VIDOE)

Delo.autor

“Griezmann qëndron në Spanjë”, Deschamps zbulon të ardhmen e sulmuesit

Sadik.Autor

Bayern habit me transferimin e radhës, paguan 60 milion euro për një adoleshent

Sadik.Autor

Leave a Comment