Bundesliga Futboll Sport

Bayern vendos tarifën e transferim/ Klopp hidhet në sulm për mbrojtësin 29-vjeçarin

Bayern Munchen raportohet se është i gatshëm të shesë katër lojtarë në merkaton e verës, me Jerome Boateng të lidhur me një lëvizje në Liverpool sipas spekulimeve të mediave angleze. Sipas “Bild”, mbrojtësi 29-vjeçar është një nga katër lojtarët që janë të lirë të largohen nga kampionët e Bundesliga, ndërsa klubi përgatitet për një revolucion gjatë verës. Sipas gazetës gjermane, Juan Bernat, Thiago Alcantara, Arturo Vidal dhe Boateng kanë konfirmuar se do të jenë të lirë të lëvizin këtë verë, nëse vjen oferta e duhur për shërbimet e tyre. Është sugjeruar që Jurgen Klopp është shumë i interesuar dhe duket se përputhet me çmimin e kërkuar nga Bayern për Boateng. Trajneri gjerman kërkon ta sjellë ish-mbrojtësin e Manchester City përsëri në Premier League. 29-vjeçari luajti për “Qytetarët” në sezonin 2010/11 para se të nisej për në Gjermani, ku ka bërë 258 paraqitje gjatë shtatë viteve të fundit.

Duke bërë vetëm 19 paraqitje në Bundesliga në sezonin e përfunduar, Boateng thuhet se dëshiron një aventurë të re dhe mund të largohet këtë verë nëse vjen oferta e duhur për shërbimet e tij. Besohet se kampionët e Gjermanisë do të marrin një ofertë prej rreth 45 milionë eurosh për t’u bindur për ta shitur, me gjermanin që shikohet nga Klopp si një partner potencial për Virgil van Dijk në qendër të mbrojtjes së Liverpool-it. Trajneri gjerman i finalistëve të Champions League, prej kohësh kërkon të përforcojë mbrojtjen dhe kërkon të sigurojë mbulim më të fortë dhe konkurrencë për Dejan Lovren dhe Joel Matip. Boateng konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe te Liverpool duan të përfitojnë nga fakti që gjermani kërkon të largohet nga Bundesliga. Ai ka fituar gjithçka me kampionët e Gjermanisë dhe ka nevojë për stimul të rinj, diçka që e gjen mjaft mirë te Liverpool-i i Klopp.

Related posts

“TIRANA PO GABON SI PARTIZANI”/ Starova: Nuk më kanë bërë përshtypje blerjet e bardhebluve

Delo.autor

TALENTI TULIPAN/ BARÇA do me çdo kusht transferimin e super-yllit holandez

Isa.Autor

HUMBI SHANSIN ME ROMËN/ Ronaldo tregon: Më vënë “pistoletën” në kokë…

Delo.autor

Leave a Comment