Futboll Seria A Sport

Lajmi që kuqezinjtë prisnin erdhi, Fassone tregon planin e presidentit Li

“Paratë e Yonghong Li po vijnë”, kështu shprehet administratori i Milanit, Marco Fassone duke hedhur poshtë artikullin e sotëm të gazetës “New York Times”, se kuqezinjtë do të përjashtohen nga Europa League për shkak të defiçitit financiar. Më pas, Fassone siguron të gjithë mjedisin kuqezi se rritja e kapitalit prej 10 milionë eurosh nga Yonghong Li është shumë afër. “Artikulli i ‘New York Times’ për përjashtimin e Milanit nga Europa League, është diçka që ne e kemi lexuar për një kohë të gjatë”, deklaroi Fassone. Sipas “New York Times”, drejtuesit e UEFA kanë rekomanduar përjashtimin e klubit nga kompeticionet evropiane për shkeljen të “Financial Fair Play”. Më 7 qershor, Milani do të paraqitet para dhomës së gjykimit të UEFA-s: teza e klubit është të kërkojë të merret vetëm me llogaritë e kompanisë dhe jo me ato të pronësisë.

Pas vendimit (që pritet më 15 qershor), Milani mund të apelojë në CAS të Lozanës. Nga e hëna 10 milionë eurot pritet të vijnë nga pronari Yonghong Li për një këst të ri lidhur me rritjen e kapitalit. Paratë po vijnë dhe sipas Fassone, nuk ka vend për panik, pasi Li nuk dëshiron të largohet nga “Djalli”. Për më tepër, pronari i Milanit do të duhet të paguajë një shtesë prej 32 milionë eurosh deri në 30 qershor, ndarë në dy këste. fillimisht majati kinez duhet të paguajë 10 milionë euro dhe në fund të qershorit pjesën tjetër, 22 milionë euro për të plotësuar të gjitha pikat e marrëveshjes me fondin Elliot. Yonghong Li duket i dashuruar pas Milanit dhe nuk ka ndërmend të shesë klubin kuqezi edhe pse mendohet se ka patur një ofertë prej 450 milionë eurosh. Për asnjë arsye shoqëria kineze nuk dëshiron të shesë klubin, ndërsa i ka garantuar stafit teknik një merkato dinjitoz për ta ngjitur Milanin në majë.

Related posts

ISH-YLLI I JUVENTUSIT/ Fabian O’Neill: I humba 12 milionë euro, varfëria nuk më…

Isa.Autor

“EKZISTON MUNDËSIA QË TË…”/ Mbrojtësi Magurie përgatitet për buzëqeshjen e hakmarrjes: Kjo është bota ku jetojmë

Delo.autor

“MAGJIA” VJEN NGA BUNDESLIGA/ Shikoni si realizon Mainz golin e muajit ndaj Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment