Futboll Seria A Sport

Beckham: Ja çfarë mësova tek Milani

Davide Beckham tregon se ai ka mësuar rëndësinë e historisë sa ishte pjesë e Milanit.

Beckham luajti për Milanin gjatë vitit 2009 dhe 2010, si i huazuar nga LA Galaxy. Ai bëri 29 paraqitje dhe shënoi dy gola për ekipin italian.

Ish-mesfushori anglez ka rikujtuar atmosferën speciale në Milan.

“E dini se çfar kam mësuar në Milan? Rëndësinë e historisë, e cila shkon përtej asaj që mund ta prekësh me dorë”, tha ai.

“Milanello, qendra stërvitore, nuk ishte më e avancuara në botë në bazë të infrastrukturës. Ishte shumë e mirë, por aty nuk kishte diçka të atillë si ‘fiksim shkencor’, por e dija që nga dita e parë se isha duke thithur një histori të një klubi të madh”.

“Historia është një vlerë, nuk mund ta shohësh, por mund ta ndjesh. Krijon një atmosferë speciale. Qëndroja tërë ditën në Milanello, nga mëngjesi deri në gjashtë të mbrëmjes”.

“Ishte një vend special, po ashtu edhe njerëzit që punonin aty. Ajo eksperiencë më mësoi një leksion tjetër të futbollit, autencitetin”.

Related posts

Nga FRONI në HUMNERË, bëhet gati KOKA e parë për t’u prerë te BAYERN

Isa.Autor

ZYRTARE/ Harry Kane te Bayern Munich, prezantohet “bomberi” anglez, zbulohet numri dhe detajet e transferimit

F.autor

E ARDHMJA E “GARDIANIT” LARG “SAN SIROS”/ Është 21 vjeç, Milani gjen pasuesin e Donnarumma në Portugali (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment