Futboll Shqipëri Sport

RASTI KULMINAT/ Cuculi i sinqertë: Arbitri gaboi, e preka topin me dorë dhe ishte penallti

Lojtari i ndeshjes mes Kamzës dhe Kukësit, u shpall mbrojtësi Ardian Cuculi, dhe në intervistën për Supersport ky i fundit u shpreh:

I pakalueshëm edhe në një modul me 3 mbrojtës. Situata te Kukësi…

Ishim të detyruar të ndërrojmë skemë, prej shumë dëmtimeve. Kjo skemë është shumë ofensive, dhe me përkushtim, them se sot ndeshjen e fitoi grupi.

Deri ku mendoni se mund të shkojë Kukësi deri në fund?

Është e vështirë, sepse nuk luajmë në shtëpinë tonë, por në këtë kampionat është dëshmuar se edhe i fundit mund të fitojë. Mund të kishim pak më shumë pikë, por në këto 4 ndeshje do kërkojmë të gjitha pikët.

Momenti i prekjes me dorë…

Mendova se isha me duart shumë afër trupit, por ishte penallti. Duhet të jem i sinqertë, edhe pse arbitri e pa të tillë. E gjykoi të tillë. Edhe ai është njeri, por unë dua të jem i sinqertë.

Partizani i 2014 apo ky Kukës është më i mirë?

Ndoshta grupi ka qenë më i harmonizuar atëherë, por futbollistë cilësorë ka edhe tani edhe atëherë. Në 2014, ka qenë kampionati në një nivel shumë të mirë. Çdo ekip që ishte për kampion, kishte lojtarë Kombëtaresh. Kukësi, Partizani, Skënderbeu dhe Tirana. Plus edhe Laçi, që ishte shumë i fortë.

Dëshira më e madhe është të luani në pozicionin e majtë, apo si stoper i majtë?

Besoj se me eksperiencën që kam, më shumë i shërbej ekipit si mbrojtës qendre.

Related posts

I PADËSHIRUAR TEK BARCELONA/ Aventura me “Djajtë e Kuq” është një dështim për yllin…

Delo.autor

Cili është çelësi i ringjalljes së Antoine Griezmann?

Sadik.Autor

Mourinho: Sanchez, një prej më të mirëve në botë

Q.Autor

Leave a Comment