Futboll Sport

Atletico ka gati 40 milionë euro, një nga yjet e Milanit bën gati valixhet

Milani nuk ka ende trajner dhe planet për sezonin e ardhshëm janë bllokuar edhe nga fakti se nuk është gjetur ende një drejtor sportiv, me Igli Taren që nuk ka vendosur ende dhe zor se lirohet nga Lazio.

Megjithatë, disa lëvizje janë kryer, me largimin e lojtarëve në fund kontrate dhe vendimin për të mos blerë përfundimisht mesfushorin Bakayoko nga Chelsea.

Duhen para dhe është e qartë që për të blerë së pari duhet shitur, ndaj emri i parë i sakrifikuar duket Suso.

Sipas Calciomercato.com, spanjolli ka marrë një ofertë nga Atletico Madrid, që tashmë ka dalë hapur dhe e do me çdo kusht yllin e sulmit kuqezi.

Suso ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh dhe Atletico ka ndërmend ta paguajë, për të mos e zvarritur pa fund tratativën me Milanin, që nuk ka gjetur marrëveshje rinovimi me anësorin e sulmit, ndaj do të mirëpriste një shifër goxha të rëndësishme, për ta investuar më pas te talentet e Sampdorias, Praet e Andersen.

Related posts

“UN KËSHTU JAM GATUAR”/ Wanda Nara sulmon kritikët: Më quajtën të “çmendur”, por…

Delo.autor

AKORDI DORTMUND-HAALAND/ Merret vendimi për të ardhmen e sulmuesit norvegjez…

Delo.autor

SHIFRA TË ÇMENDURA/ Barcelona ka dy alternativa në vend të Hazard

Isa.Autor

Leave a Comment