Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Verstappen: Duhet fat për të dueluar dhe fituar 6-7 tituj kampionë bote

Max Verstappen fitoi vjet titullin e parë kampion bote në Formula 1 pas një beteje të fortë me Lewis Hamilton, që tituj kampionë ka 7. Duke folur për mediat, piloti holandez i Red Bull shprehet se për të ka për të qenë e vështirë të arrijë atë shifër titujsh që kanë Hamilton e Michael Schumacher.

“Unë desha një titull dhe ia dola mbanë. Tashmë, çdo gjë që do të mbërrijë do të jetë një bonus për mua. Për të dueluar dhe fituar 6 apo 7 tituj kampionë bote në Formula 1 ka nevojë për fat. Ke nevojë për një skuadër që të dominojë në pistë dhe nuk mund t’i kesh gjithnjë këto mundësi”, tha Verstappen.

“Nëse do të humbas ndonjë garë do të inatosem, si gjithnjë, por mendoj se pas disa minutash gjithçka do të jetë harruar. Të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për mua”, u shpreh piloti holandez i Red Bull.

Related posts

SFIDA FINALE NDAJ ANGLISË/ Mancini: Shpresoj të marr kënaqësinë që nuk pata mundësi si futbollist

Delo.autor

Daley Blind në radarin e dy skuadrave të SERIE A-s

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT ME “LOS BLANCOS”/ Valverde: Ky rezultat nuk përcakton asgjë, jemi të…

Delo.autor

Leave a Comment