Futboll La Liga Sport

Reali ul klazuolën e largimit Ronaldos, katër klube në garë për portugezin

Kthesë drastike në të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Siç është raportuar nga “OK Diario”, klauzola e sulmuesit portugez të Real madridit është reduktuar nga 1 miliard euro në 120 milionë euro, për të lehtësuar largimin e tij. Ky përditësim i klauzolës, për të cilënj palët kishin rënë dakord midis fundit të janarit dhe në fillim të shkurtit, nuk do të zbatohet.

Të gjithë të interesuarit, përfshirë këtu edhe PSG-në, nuk do të duhet ta paguajë shumën e mësipërme, për të cilën ishte rënë dakord në kontratën e fundit me yllin luzitan. Informacioni tregon se para finales së Champions-it, në Kiev, tri ekipe nga Premier League (Manchester City, Arsenal dhe Chelsea) si dhe një i Seria A (Milani) janë interesuar te Jorge Mendes.

Këto klube do të jenë të gatshëm për të negociuar transferimin e tij mbi shifrën prej 120 milionë eurosh dhe ta paguajnë CR7 me shifrën e majme, 40 milionë euro neto. Më 7 qershor, gazeta portugeze “Record” është hapur me titullin e madh: “Cristiano Ronaldo e lë Madridin”. Sipas këtij informacioni, vendimi i yllit portugez është i pakthyeshëm dhe motivohet nga shkelja e premtimeve në lidhje me përmirësimin financiar të kontratës së tij nga presidenti Florentino Perez.

Related posts

NEYMAR I PANDREQSHËM/ Ylli brazilian refuzoi të stërvitej para Championsit, ja arsyeja

Delo.autor

DOMINIM ABSOLUT/ “Ballshiotët” shkërmoqin Skënderbeun në Korçë

Delo.autor

Sterling “armatoset” për Botërorin rus (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment