Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Berberi serb ka një dhuratë speciale për tifozët e Kupës së Botës (FOTO)

A jeni duke kërkuar për një prerje të re të flokëve, për të festuar Kupën e Botës me stilin tuaj të veçantë? A ju kujtohet modeli i flokëve të brazilianit Ronaldo në Botërorin e vitit 2002, në Korenë e Jugut dhe Japoni, që u shndërrua në “epidemi virale” në të gjithë botën, sidomos te fëmijët? Natyrisht, evente të tilla madhore globale lënë shenjën e tyre edhe në këtë drejtim, si tek ata që janë aktorët e vërtetë, në fushën e lojës, ashtu edhe te tifozët.

Një floktar (berber) në Serbi ka prerë “portretet” e yjeve të futbollit botëror, Lionel Messit të Argjentinës dhe Cristiano Ronaldos së Portugalisë mbi pjesën e prapme të kokave të tifozëve, të cilët duket se do të frymëmarrin muajin në vazhdim bashkë me oksigjenin edhe futboll, Kupën e Botës së Rusisë.

Mario Hvala shpalos kreativitetin e tij të lirë kur rruhet ose kur qethet dhe bën ndonjë “tatuazh të flokëve” në sallonin e tij të Novi Sadit, përpara fillimit të Kupës Botërore, të enjten. “E gjitha filloi nëntë vjet më parë, – thotë ai, me një sugjerim për një klient, – për të bërë diçka të ndryshme. Kjo që po shihni kësaj here përfundoi me një tarantulë të skalitur nga prerja e flokëve në anën e pasme të kokës së njeriut. Dhe është kthyer si diçka në modë në qytetin e dytë më të madh serb të Novi Sadit. Portretet janë më komplekse, kur bëjmë tatuazhet e flokëve”, – sqaron Hvala për “AFP”.

Me Serbinë të kualifikuar për Kupën e Botës në Rusi, Hvala goditi idenë e “vizatimit” të fytyrave të dy lojtarëve më të mirë të futbollit në botë për tifozët. “Kur kam bërë portretin e Ronaldos kam marrë shumë komente pozitive dhe njerëzit janë habitur, – thotë 35-vjeçari. – Klientët e “flokëve tatoo” shpesh tërheqin vështrime kurioze nga kalimtarët, ose marrin kërkesa për fotografi. Dhe ndoshta këtu është i gjithë suksesi i kësaj pune”.

Një qethje normale në sallonin e tij kushton 1000 dinarë (8 euro, 9.5 dollarë), por një “dizenjim” i plotë i këtij lloji kushton 150 euro. Për Sreten Pantic, 35 vjeç, i cili zgjodhi të bënte Ronaldon në kokën e tij, dhe për Aleksa Maricevic, 27 vjeç, i cili zgjodhi të bënte Messin, berberi Hvala punoi pa pagesë, për qëllime promocionale. “Kjo është hera e dytë që po bëj një tatuazh të flokëve, – tha Mariceviq. – I pari ishte i presidentit rus, Vladimir Putin”.

Related posts

Humbja nga Napoli, a e dini çfarë ka bërë Buffon?

Sadik.Autor

‘Bomba’ nga Spanja: Zidane dëshiron të largohet nga Real Madrid

Q.Autor

LIVE/ Laçi-Kukësi, Pjesa e dytë nis me polemika. Kurbinasit faull për prekje me dorë nga Rroca

Delo.autor

Leave a Comment