Futboll Seria A Sport

Nga fusha në merkato/ Strakosha rriti vlerën me 26 milionë euro

Thomas Strakosha u konfirmua për një sezon të tërë si shtyllë e skuadrës së Lacios. E nisi edicionin në moshën 22-vjeçare, duke mos pasur asnjë garanci si portier i dytë i bardhekaltërve, duke ia dalë me sukses. Portieri i Kombëtares ka vërtetuar në fushën e lojës se i mjafton përvoja e fituar deri më tani, për t’u renditur ndër portierët më të mirë të Serisë A.

Dhe statistikat e kanë nxjerrë jo vetëm si portierin më të talentuar, por mbi të gjitha edhe shpeshherë si më të mirë sesa Donaruma, Bufon apo Handanoviç, për aspekte të ndryshme. Edhe në faqen e Observatorit Europian të të Dhënave Statistikore të lojtarëve (CIES), gardiani kuqezi ka pësuar rritje të jashtëzakonshme brenda një sezoni.

Nëse në start, vlera e tij sipas CIES përllogaritej në rreth 7.3 milionë euro, në fund të vitit, në këtë periudhë, vlera e Thomasit përllogaritet në rreth 33.4 milionë euro. Së fundmi, emri i portierit të Lacios është lakuar edhe si dëshirë e Liverpulit dhe pritet që drejtuesit e skuadrës angleze të bëjnë një ofertë zyrtare. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për rreth 30 milionë euro që do të ofrohen për bardhekaltrit.

Related posts

MILAN NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Maldini bën gati goditjen për merkaton e janarit, ja objektivi…

Delo.autor

NDESHJA SKËNDERBEU-KUKËSI/ Ja gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në gjysmëfinalet e kthimit

Delo.autor

E BUJSHME/ Maldini bën tifozët të ëndërrojnë, Milani nis tratativën për yllin e Sitit

Delo.autor

Leave a Comment