Futboll La Liga Sport

BOMBA vjen nga Spanja/ Neymar po negocion me klubin iberik gjatë Botërorit

E gjithë vëmëndja është mbi Neymar Jr, i cili braktisi stërvitjen dhe trembi një Brazil të tërë. Dhe në skenë ka dalë Neymar Sr, prezenca e të cilit është pothuajse gjithmonë një burim shqetësimi. Jo aq për Seleçao, aq sa për Paris Saint-Germain. Atëherë kur babai i lojtarit më të mirë fillon të angazhohet, nuk është kurrë një shenjë e mirë për klubin që posedon kartonin e O’Ney. Dhe nga Spanja Mundo Deportivo raporton se babai-agjent i brazilianit, i cili po qëndron me Seleçao, po vazhdon tratativat për transferimin e djalit të tij në Madrid.

Florentino Perez e ka vendosur: E ardhmja e Real Madrid quhet Neymar. Nuk ka rëndësi se një pjesë e tifozëve të Real nuk e simpatizojnë brazilianin, pak për të kaluarën tek Barcelona, pak sepse ai ende konsiderohet inferior ndaj Messit dhe Ronaldos. Sa për CR7, ndihma për drejtuesit spanjollë mund të vijë nga vetë portugezi. Negociatat për rinovimin duket se kanë përfunduar. Ronaldo ndihet i pavlerësuar nga presidenti i tij dhe i poshtëruar nga autoritetet tatimore spanjolle dhe deri tani ka vendosur për të ndryshuar përfundimisht ambient. E ardhmja është Parisi, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësinë yllit aktual të PSG-së të transferohet në Madrid.

Sipas gazetës spanjolle, vendimi tashmë është marrë. Kjo konfirmohet nga burime pranë O’Ney. Braziliani dëshiron Realin dhe Reali e dëshiron atë. Por meqenëse është një botëror për tu luajtur dhe e gjithë Seleçao duhet të jetë e përqendruar në maksimum për të fituar titullin e gjashtë, për negociatat mendon babai. Në fund të fundit, përvoja në Paris ishte pozitive vetëm për llogarinë bankare, përfshirë lëndimet dhe zhgënjimet në Champions League. Dhe kështu, vetëm një vit pas transferimit më të shtrenjtë në histori, tashmë është koha për të lënë Kullën Eiffel. Duket më shumë një çështje “kur” dhe jo “nëse”.

Related posts

SUPER NDESHJA/ Pjesa e dytë fillon me gol, Mane barazon shifrat në 1-1

F.autor

NDESHJET ÇEREKFINALE TE CHAMPIONSIT/ Mourino parashikon: Ja skuadra që do bëjë surprizën…

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Rastësia e Bledar Kolës, Laçi e kthen në Shqipëri si rival pas 20 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment