Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME, POR E VËRTETË! Jordi Alba bëhet “pilot”… 31 vjeç

“Si po stërvitet Ansu Fati? I shoqëruar nga babai i tij, si Jordi Alba”. Janë këto fjalët e Gerard Piqué, që datojnë nga viti i kaluar, kur Ansu Fati (në atë kohë 16 vjeç) filloi të luante në ekipin e pare katalanas. Natyrisht, ai duhej të shoqërohej nga babai për stërvitje, si minoren që ishte, por qendërmbrojtësi spanjoll nuk e humbi mundësinë për ta shigjetuar paksa edhe Jordi Alba, i cili ende nuk e kishte marrë licencën e drejtimit të automjetit (patentën).

Epo, në moshën 31-vjeçare, tani Jordi Alva e ka kompletuar veten edhe me këtë “aksesor” dhe për herë të parë në jetën e tij ka ardhur në stërvitje vetëm, duke drejtuar “Range Rover”-in e tij sportiv. Testin praktik (të vozitjes) e kaloi disa ditë më parë. Tashmë është i pajisur edhe me patentë, për të qarkulluar ku të dëshirojë, jo vetëm në krahun e majtë të fushës, me Barcelonën dhe Spanjën, duke vrapuar në këmbë, me dhe pa top.

Jashtë fushës, për të ardhur në klub dhe larguar që aty, gjithmonë është shoqëruar nga ndonjë shok i skuadrës në rolin e shoferit. Tani, të gjithë marrin frymë thellë, pa psherëtima, sepse askush nuk do të duhet ta shoqërojë Jordi Alba për në shtëpi… Ai është bërë vetë shofer, në moshën 31 vjeç.

Related posts

Watford ‘turpëron’ Chelsean, Conte bën gati ‘valixhet’

Q.Autor

SULMON ASHPËR PSG-NË PREJ MESSIT/ Ish-presidenti i Barcelonës: Ka shumë për të mësuar në elitën e futbollit…

Delo.autor

Vllaznia drejt rënies, ish-sulmuesi shkodran: Hiqni fanellat, largohuni bashkë me drejtuesit…

Sadik.Autor

Leave a Comment