Historiku

Botërori 1954: Mrekulli e Gjermanisë ndaj Hungarisë së Pushkashit “madhështor”

Botërori i vitit 1954 solli shumë ndryshime të medha në risi dhe organizim ku doli fituese gjermania. Zvicra është vendi që pret Kupën e Botës së vitit 1954. Normalisht, asokohe, në Europë flitej shumë për Kombëtaren e Hungarisë, e cila udhëhiqej nga një legjendë e futbollit botëror, Ferenc Pushkash. Por favoritë janë edhe brazilianët dhe, për më tepër uruguaianët, të etur për ta fituar për të tretën herë Kupën e Botës. Favoritë janë pastaj edhe anglezët, italianët, të dështuar katër vjet më parë, por jo të dorëzuar. Gjermano- perëndimorët askush nuk i vë në diskutim, ndonëse ata arrijnë të kualifikohen në ndeshjet me grupe. Fitorja e RF Gjermane ndaj Jugosllavisë ishte impresionuese.

TRUKIMET… Pak kohë pas Kupës së Botës, RFGJ-ja i bëri dhuratë një numër shumë të madh traktorësh shtetit hungarez, bujqësia e të cilit po kalonte një krizë të thellë ekonomike. Kjo u cilësia si pjesë e marrëveshjes për të lënë ndeshjen e fundit të Botërorit të Zvicrës. Gjithsesi, edhe ky ishte një variant që asnjëherë nuk u vërtetua me fakte.

Për herë të parë, 4 grupe me katër skuadra
Viti 1954 mund të quhet Botërori i parë i rregullt, i cili i afrohet pak a shumë edhe sistemit aktual të Kupës së Botës. Këtë vit, edhe me rastin e 50-vjetorit të krijimit të FIFA-s, në start ishin 16 skuadra, të ndara këto në 4 grupe, jo si në edicionin e mëparshëm, ku nuk u plotësuan dot as tre grupe. Nga secili prej tyre kualifikoheshin dy skuadrat e para, edhe pse secila prej tyre do të kishte dy kundërshtarë dhe jo tre, të vendosura këto nga një short paraprak. Në këtë mënyrë, edhe lufta mes skuadrave ishte më e barabartë dhe natyrisht më shumë profesionale. Në këtë edicion debutuan gjithashtu kombëtaret e Koresë së Jugut, Turqisë dhe fituesja e këtij kompeticioni, Gjermania Perëndimore.

GABOI, rrahën arbitrin pas ndeshjes
Në ndeshjen mes Zvicrës dhe Italisë, vendi organizator arriti të fitonte me rezultatin 2-1. Por, arbitrimi ka qenë skandaloz nga ana e brazilianit Viana. Mes gafave, ka qenë edhe një gol plotësisht i rregullt i Lorencit, kur ndeshja ishte 1-1. Pasi përfundoi takimi, futbollistët e kombëtares italiane nisën të shtyjnë dhe godasin gjyqtarin në dhomat e zhveshjes. Viana shkoi drejt Andreolos, me të cilin kishte njohje dhe i kërkoi ta mbronte. Por vetëm ajo gjë nuk ndodhi, pasi mori një grusht të fortë në fytyrë, duke u rrëzuar në tokë.

RISIA, finalja u transmetua në 8 shtete
Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, finalja e këtij kompeticioni u transmetua direkt në tetë shtete të ndryshme të botës. Ky organizim u mundësua edhe në saje të ndihmës së FIFA-s, për të nderuar sa më mirë të ishte e mundur 50-vjetorin e themelimit të organizmit më të lartë të futbollit botëror. Shtetet që me telekamerat e tyre përcollën fatin e takimit mes Hungarisë dhe Gjermanisë Perëndimore ishin Anglia, Holanda, Zvicra, Franca, Danimarka, Belgjika dhe Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania perëndimore).

Related posts

SPECIALE/ Botërori 1962: Brazili “pushton” botën e futbollit pa legjendën Pele

Isa.Autor

SPECIALE/ Botërori 1978: Argjentina fiton mes kontenstimesh Kupën e Botës (FOTO)

Isa.Autor

SPECIALE/ Botërori 1974: Gjermano-perëndimorët thyejnë Holandën e “bukur” të Krojfit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment