Futboll Historiku Sport

SPECIALE/ Botërori 1962: Brazili “pushton” botën e futbollit pa legjendën Pele

Botërori i vitit 1962 i shtati në radhë është zhvilluar në Kili, përfaqësuesja e të cilit do të renditet në vendin e tretë në këtë kompeticion. Favoritët kryesorë janë sërish brazilianët, të cilët në fund do t’i kënaqen fitores së dytë rresht të Kupës së Botës. Mungesa më e madhe e këtij Botërori është Pele, i cili dëmtohet që në takimin e parë ndaj Çekosllovakisë. Të papriturën e përbën pikërisht Çekosllovakia, e cila, ashtu si më 1938, arrin në fund, duke pasur si hero jo një portier si Planiçka, por një mesfushor si Mesopusti.

Botërori shterpë:  Është kampionati më pak spektakolar dhe me më pak gola, ku shenjëtarët Garrinça, Vava (Brazil), Albert (Hungari), Sançe (Kili), Ivanov (B. Sovjetik) dhe Jerkoviç (Jugosllav), arrijnë të shënojnë vetëm nga 4 gola, shumë më pak se Fonteni katër vjet më parë, por nuk duhet harruar ndeshja Bashkim Sovjetik – Kolumbi (4 – 4), ku i madhi Jashin pëson katër gola, nga të cilët një drejtpërdrejt nga këndi.

Finalja:  Finalja Brazil – Çekosllovaki ka vetëm një pikë kulmore, golin e çekut Mesopust në 15 minutat e para. Vjen pastaj barazimi i shpejtë i Amarildos që zëvendëson Pelen. Po futbollistët danubianë, të drejtuar nga Vitlaçili, dinë të zënë shtigjet në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gjithsesi, i tradhton pasiguria e portierit Shroif, i cili i jep mundësi Zitos të shënojë golin e dytë.

Pastaj një tjetër gabim i gardianit çekosllovak, Vava arrin të shënojë edhe golin e tretë. Megjithatë Brazili e meriton plotësisht fitoren në këtë Botëror, falë përvojës dhe klasit të lojtarëve samba. Frymëzimi i Garrinçës në sulm, vrulli i Amarildos, pjekuria e Didit dhe zgjuarsia e Zagallos nuk janë pak për skuadrën dy herë Kampione të Botës.

Tensionet: Edicioni i vitit 1962 do mbahet mend si ai dëmtimeve të shumta, i lojës së ashpër, por edhe i numrit të ulët të tifozëve në stadium. Pas vetëm pesë ditësh që po luheshin ndeshjet, numri i futbollistëve që patën probleme fizike ishte plot 50.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

“CRVENA NUK PATI ASNJË RAST TË PASTËR”/ Tefik Osmani: Më mirë të luash keq dhe të fitosh…

Delo.autor

STADIUM MODERN/ Superiores i shtohet sezonin tjetër një impiant për ndeshje ndërkombëtare

Delo.autor

“Gladiatori romak”/ Ne do të kërkojë titullin në sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment