Futboll Sport

Botërori 2026/ Maroku ose SHBA-të, FIFA vendos një zgjidhje të tretë

Këshilli i FIFA-s ka aprovuar këtë të diel kandidaturën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meksikës dhe Kanadasë nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër është Maroku, kandidat për të organizuar Botërorin e vitit 2026, i pari që do të ketë në përbërje 48 shtete të ndarë në 16 grupe nga tre skuadra.

Kongresi i FIFA-s zgjodhi të mërkurën që të vendosë dhe shtetet e kontinentit amerikan për të organizuar Botërorin, ndërsa të drejtën për të përzgjedhur mes këtyre dy vendeve që kanë aplikuar e kanë 207 federata, të cilat do të kenë edhe një opsion të tretë për të zgjedhur: abstenim.

Kushdo që do të marrë shumicën e thjeshtë të votave do të jetë fituesi. Por, nëse do të fitojë opsioni abstenim, atëherë gjithçka do të jetë e pavlefshme, pasi do të eliminohen kandidaturat aktuale dhe do të hapet një proces i ri ku duhet që të ndahen të gjitha shtetet e FIFA-s. Shtete e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Kanadaja dhe Maroku duhet që të ndahen dhe të marrin pjesë në këtë proces.

Opsioni i tretë i vendosur nga FIFA për votimin e të mërkurës nuk është pritur mirë nga një nga kandidaturat “sepse ka shtete që mund të kenë kushte të favorshme për të hapur dyert për të organizuar Kupën e Botës”, ankohen amerikanët. Në të njëjtën linjë qëndrojnë dhe afrikano-veriorët, por me një ndryshim: “Përveç rreziku për të inkurajuar të tjerët, abstenimi iu jep një zgjidhje të mirë atyre që nuk duan të kenë probleme me Trump. Kjo mënyrë e tretë e votimit iu jep strehim atyre që nuk duan të kenë probleme me frikën”. FIFA ka njoftuar se rezultati i votimit, i cili do të jetë elektronik, do të bëhet publik direkt pasi të përfundojë numërimi.

Por, analistët besojnë se Kongresi nuk do të shkojë drejt opsionit të tretë. “Më e sigurt është që të mërkurën do të mësohet se kush do të fitojë të drejtën për të organizuar Botërorin e vitit 2026, ose SHBA-të ose Maroku”. Në princip, kandidatura e përbashkët është më e suksesshme sesa ajo e Marokut. “Por, vota për Botërorin e vitit 2026 mund të jetë një votë mosbesimi ndaj politikave të Trump”, thonë specialistët për shkak se presidenti i SHBA-ve ka kërcënuar shtetet që mund të votojnë “pro” Marokut.

Related posts

“LUKAKU U LARGUA PËR TË FITUAR DYFISHIN”/ Marotta: Nuk shqetësohem për shitjen e lojtarëve, por…

Delo.autor

IU DOGJ SHANSI I ARTË PËR NË EURO 2021/ Komentatori i futbollit nuk përmban dot lotët pas eliminimit të ekipit kombëtar (VIDEO)

Delo.autor

Juventus shpall listën e lojtarëve që do të nisen në SHBA. Ja ç’do bëjë Ronaldo…

Sadik.Autor

Leave a Comment