Futboll Sport

Mbijetoi mes vështirësive/ Teuta pret të arkëtojë miliona euro nga shitjet

Teuta mbylli një sezon të vështirë, duke siguruar mbijetesën vetëm në javën e parafundit. Drejtuesit bënë menjëherë ndryshime, u larguan disa lojtarë dhe trajneri Begeja u rikthye te 19-vjeçarët, stoli iu besua Bledi Shkëmbit. Objektivi për sezonin e ardhshëm nuk është qëndrimi në Superiore, por pjesëmarrja në Europa League, megjithatë duket se presidenca ka edhe një tjetër objektiv jo pak të rëndësishëm, të përfitojë sa më shumë të ardhura nga merkato.

Herën e fundit që llogaria e Teutës ka prekur shifra të larta ka qenë në kohën kur Emiliano Vila kaloi nga “Djemtë e Detit” te Dinamo e Zagrebit në vitin 2009 për rreth 200 mijë euro.

Elementët që mund të sjellin para në arkat e durrsakëve janë tre. Arbër Çyrbja, Esin Hakaj dhe Amadu Latif. Kapiteni ka nënshkruar rinovimin, por dëshiron nje aventurë jashtë vendit dhe drejtuesit e Teutës po punojnë për të gjetur një alternativë të kënaqshme për të gjithë. Latif është gjithashtu nën kontratë, por në drejtim të sulmuesit ka oferta nga jashtë Shqipërisë dhe klubi është gati të përfitojë. I fundit, por jo nga rëndësia, Esin Hakaj.

Shkodrani ishte një nga surprizat e bukura të këtij sezoni dhe interesimi i disa klubeve europiane në adresë të tij nuk ka munguar. Presidenca e Teutës nuk kërkon të nxitohet, por nëse vjen oferta e duhur, atëherë dyert do të hapen edhe për 21-vjeçarin. Trajneri Bledi Shkëmbi teknikisht nuk do të ishte dakord me largimin e tyre, por, për momentin, më shumë se për sezonin e ardhshëm po mendohet për llogarinë e klubit.

Related posts

E PABESUESHME/ Sulmuesi SPANJOLL s’kthehet në Spanjë për shkak të Juventusit

Isa.Autor

“NJË DITË NE DO FEJOHEMI”/ Historia si në përralla e dashurisë së Messit me bashkëshorten

F.autor

MEDITON PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Dybala e ka humbur rolin e lojtarit kryesor, ja skenarët e merkatos…

Delo.autor

Leave a Comment