Futboll Sport

Botërori “Rusi 2018″/ Interesi kombëtar del mbi atë personal te Gjermania

Unitet kombëtar, unitet qëllimesh. Në Botëror është kryesore. Për këtë Marc-Andre ter Stegen e vë qëllimin e madh mbi gjithçka, edhe mbi dëshirën personale. Ai është ana tjetër e medaljes për rikuperimin e Manuel Neuer, që në Rusi do të jetë titullar. Derisa lëshoi një psherëtimë lehtësimi, ai, të paktën fillimisht, ishte i pakënaqur.

Për të gjithë vitin kishte ëndërruar që të luante si numri një në Botëror, por do të kalojë turneun në pankinë: “Natyrisht që kjo është një situatë zhgënjyese për mua”, tha Ter Stegen, “sepse për të gjithë vitin kam luajtur mirë. Por respektoj vendimin e trajnerit. Skuadra e di se unë do të jap 200%. Nëse do t’i duhem në ndihmë Manuel-it do të jem aty për ta mbështetur. Nëse do të fitojmë Botërorin, ndershmërisht, nuk do të jem më pak i lumtur se të tjerët për arsyen se do të jem në pankinë”.

Ter Stegen, ndërkohë, është i vetëdijshëm për faktin që Neuer është i paprekshëm. Tashmë që është mësuar se edhe në dhomën e zhveshjes disa lojtarë të tjerë ishin pro portierit të Bayern Mynihut për të marrë në dorë kuadratin.

“Nëse në portë do të jetë Neuer ose një tjetër diçka ndryshon. Manuel është më i forti në botë. Ter Stegen është i zoti, është rritur shumë, por Manuel është diçka tjetër, transmeton më shumë siguri. Nuk dua të nënvlerësoj të tjerët, por Manuel është Manuel”, tha Jerome Boateng, i cili është pjesë e Bayern Mynih. Dhe për këtë arsye Ter Stegen e ka kuptuar që është e kotë të bëjë polemika: ka shpresuar, është e drejtë kështu, por më pas qëndroi jashtë.

Related posts

Spekulimet për largimin ndaj Arsenali, Sanchez luan sot ndaj Chelseas

Q.Autor

ZYRTARE/ Merr fund telenovela, sulmuesi Ngoo rikthehet tek Tirana. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

“ËNDËRROJ NJË VERË DUKE FIRMOSUR AUTOGRAFE SI KAMPION”/ Mancini: Këtë Europian më kënaq vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment