Bundesliga Futboll Sport

Bayern Munich ndjen frikë/ Bavarezët vendosin çmimin stratosferik për sulmuesin

Robert Lewandowski dëshiron sfida të reja dhe është i gatshëm ta braktisë disiplinën e Bayern Munich për të shkuar në një tjetër kampionat. Kjo është të paktën ajo që është thënë në shtypin gjerman gjatë gjithë sezonit.

Klubi bavarez është i vetëdijshëm për pakënaqësinë e lojtarit të vet, por nuk dëshiron të vendosë një “qilim të kuq” për largimin e tij. Siç shkruan sot revista “Sport Bild”, Bayern Munich nuk do të dëgjojë asnjë klub, që vjen me një ofertë ekonomike prej më pak se 200 milionë euro për sulmuesin polak.

Futbollisti në fjalë ka punësuar në agjent tjetër nga muaji shkurt, konkretisht Pini Zahavi, për t’i gjetur një zgjidhje, me Real Madridin, që është një nga më të interesuarit e mëdhenj për shërbimet e polakut. Gazeta ABC zbuloi dje se klubi i bardhë do të tentojë sërish, edhe këtë verë, për ta blerë Lewandowski.

“Sport Bild” raporton se agjenti i lojtarit ka kërkuar nga klubi baravez të dijë gatishmërinë e tij për ta shitur, por udhëheqësit e Bayern Munich kanë refuzuar të negociojnë. Lewandowski, i cili është nën kontratë deri në vitin 2021, ka qenë edhe në radarët e klubeve të tilla si Manchester United, Chelsea dhe PSG.

Related posts

Real Madridi huazon talentin e vet te një tjetër Real në La Liga

Sadik.Autor

NUK FSHIHET DHE I OFROHET BARCELONËS/ Overmars: Kam humbur disa mundësi…

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI SPANJOLL/ Mesfushori i REALIT: Lopetegui më tha të GODISJA…

Isa.Autor

Leave a Comment