Futboll Sport

Botërori RUSI 2018/ Messi parapërgatitet të mbajë mbi supe peshën e një kombi të tërë (FOTO)

Lionel Messi e di se e pret një sfidë mjaft e vështirë përpara. Për këtë arsye, kapiteni i Argjentinës po përgatitet që të jetë në gjendjen e tij më të mirë të mundshme me Kupën e Botës që po afron.

Ylli i Barçës u pa duke mbajtur mbi supe peshë, e kjo nga shumë media e komentua si një mënyrë e lojtarit për tu përgatitur për të mbajtur peshën e një kombi të tërë në botërorin Rusi 2018. Pavarësisht sukseseve të mëdha që “Pleshti” ka arritur si personalisht, ashtu edhe me Barcelonën, me kombëtaren ai ka dështuar që të fitojë Kupën e Botës.

Rusia do të jetë shansi i tij i fundit. Messi kërcënoi se do të largohej nga komëbtarja në 2016, pasi ai dështoi që të fitonte Kupën e Amerikës Latine në finale kundër Kilit. Pas apeleve të shumta nga ana e argjentinase, ai ndërroi mendje.

Por këtë herë edhe shokët e ekipit, Sergio Aguero, Paulo Dybala dhe Angel di Maria po përpiqen që t’i heqin pak nga barra e vështirë që ai dot ë duhet të durojë. Më 9 qershor, albiçelestet do të luajnë miqësoren fundit kundër Izraelit, ndërkohë që më 16 qershor ata do të përballen në takimin parë të botërorit kundër Islandës.

Dy sfidat e tjera do të jenë më 21 qershor kundër Kroacisë dhe më 26 kundër NigerisëNëse Messi ia del ta fitojë Kupën e Botës me Argjentinën, atëherë ai do të çimentojë statusin si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e futbollit.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Lëvizje në mesfushë, ja si pritet të luajë Vllaznia…

Delo.autor

HIDHET NJË HAP I RËNDËSISHËM PËR STOLIN/ Chelsea nis bisedimet me Frank Lampard

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Leo MESSI u bën fansave të BARÇËS premtimin e madh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment