Futboll Premier League Sport

Guardiola: Kurrë te PSG! Zidane si unë?

Kanë kaluar vetëm 3 javë nga përfundimi i Premier League që shënoi gjithashtu mbylljen e sezonit për skuadrën e Manchester City, që edhe këtë edicion dështoi në misionin për të fituar Champions League. Gjithsesi, kanë ndodhur disa gjëra, kështu Pep Guardiola nuk ka mundur dot t’i shmanget pyetjeve të gazetarëve në një turne golfi, ku ishte i pranishëm trajneri spanjoll.

“Nuk kam asgjë për të thënë apo komentuar në lidhje me ato që ka thënë Toure. Zidane? Nga pikëpamja trikologjike, do të thoja po. Shakatë mënjanë, Barcelona ime nuk fitoi dot tre Champions sikurse ka bërë ai te Real… Nuk i njoh arsyet e vendimit të tij, por ka bërë një gjest që duhet respektuar dhe komplimentuar, përveçse i pazakontë. Zakonisht trajnerët largohen kur rezultat janë negative, por në fund të gjithë largohen kur menohet të jetë koha e duhur për ta bërë. Më kujton Luis Enrique, që vendosi të largohet nga Barcelona, pasi fitoi shumë duke shprehur një futboll spektakolar”, deklaroi Guardiola.

“Respektoj trajnerin e përfaqësueses gjermane, ka vendosur mbi bazë të asaj që ka parë gjatë sezonit. Shpresoj që Leroy tani të qetësohet dhe të shplodhet dhe që sezonin e ardhshëm të përsërisë atë që bëri sezonin e fundit. Neymar thotë se dëshiron që të stërvitet nga unë? Nuk e di nëse do të shkojë te Real Madrid, nuk besoj se është e lehtë të largohesh nga PSG. Nga pikëpamja ime nuk besoj se do të shkoj kurrë atje, jam mirë te City…”, u shpreh trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Related posts

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, sulmuesi që e mbylli me Arsenalin transferohet te skuadra e njohur europiane

F.autor

SKANDALI ME DY TALENTËT E ANGLISË/ Bukuroshja tregon se çfarë ndodhi në dhomën e hotelit: S’e dimin që ishin të karantinuar…

Delo.autor

CRISTIANO RONALDO APO “PLESHTI”? Ja kush paguhet më shumë ndër dy “jashtëtokësorët” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment