Futboll Sport

Brazil-Kroaci/ Miqësorja e luksit që pritet të dhurojë spektakël golash…

Në orën 16:00 në Anfield Road të Liverpoolit, Seleçao do të sfidojë një nga kombëtaret më të forta të Europës përsa i përket emrave që ka në përbërje, Kroacia.

Do të mungojë Neymar i cili nuk do të rrezikohet nga trajneri Tite megjithatë në fushë do të jenë shumë emra me peshë, si Coutinho, Casemiro, Paulinho, Ëillian e Gabriel Jesus i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit te Brazili gjatë kësaj sfide, me sulmuesin e Manchester City-it që do të ketë detyrën për të dërguar topin në rrjetë. As në krahun tjetër cilësia nuk mungon, pasi Modric, Rakitic, Perisic e Mandzukic do të bëjnë maksimumin për të ndalur Brazilin dhe për, tu hakmarrë në një farë mënyre për humbjen e fundit që pësuan ndaj 5-herë kampionëve të Botës, në Botërorin e Brazilit me rezultatin 3-1.

Kjo sfidë konsiderohet si një test gjeneral për të dyja këto kombëtare përpara startit të Botërorit, me Brazilin që bën pjesë në një grup sëbashku me Zvicrën, Serbinë dhe Kosta Rikën. Më i vështirë do të jetë misioni i kroatëve për të kaluar në raundin e 1/8-ave pasi përfaqësuesja e drejtuar nga Zlatko Dalic bën pjesë në të ashquajturin grupin e ferrit sëbashku me Argjentinën, Islandën dhe Nigerinë.

Related posts

Chelsea dhe Hysaj shumë afër njëri-tjetrit, zbuloni arsyet e largimit të kuqeziut nga Napoli

Isa.Autor

Vllaznia në Kategorinë e Parë, reagon Edi Martini: Bota është e rrumbullakët FK Partizani

Sadik.Autor

Barcelona, Pique i kërkon klubit që të shesë sulmuesin!

Q.Autor

Leave a Comment