Futboll Sport

Panucci e ndan mendjen/ Zbuloni planin e italianit për të sfiduar Shevchenkon

Shqipëria kërkon të reagojë pas humbjes me Kosovën. Sot prej orës 16:00 luan kundër Ukrainës, një test i rëndësishëm për trajnerin Christian Panucci. E sigurt është që motivimi do të jetë krejtësisht ndryshe te futbollistët. Zhgënjimi ka qenë i madh pas disfatës me skuadrën e Challandes dhe më së shumti lidhje me paraqitjen e bërë në fushën e lojës. Edhe në këtë takim do të ketë vend për prova, sikurse edhe u pa në seancën e fundit stërvitore.

Berisha nuk e lëshon kuadratin, duke bërë që Hoxha e Selmani të presin për ndonjë minutë. Krahu i majtë i mbrojtjes ka qenë ai që ka shqetësuar më së shumti trajnerin italian. Prova të shumta, madje duke kaluar aty edhe Veselin, “xholin” e prapavijës, por në fund Panucci nuk ka eksperimentuar. Lenjani pritet ta nisë nga minuta e parë. Rikthehet titullar edhe Mavraj, që në krah do të ketë Gjimshitin. Katërshen e mbrojtjes e plotëson Hysaj në krahun e djathtë.

Mesfusha ka pësuar ndryshime. Lilaj do të bëjë regjisorin, këtë herë nuk luan Qaka nga minuta e parë. Ramadani dhe Ndoj kanë fituar besimin stafit teknik dhe do të jenë aty për të ndërprerë aksionet e kundërshtarëve dhe për të vertikalizuar për Manajn që pritet në majë të sulmit, apo të shërbejnë nga krahët për Odise Roshin dhe Enis Gavazajn. Anësori i Skënderbeu ka fituar pikë dhe sot mund të luajë si titullar.

FORMACIONI I MUNDSHËM: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Lilaj, Ramadani, Ndoj, Roshi, Gavazaj, Manaj.

Related posts

TRI GRA DHE 12 FËMIJË/ Kush fshihet pas PSG-së

Delo.autor

ETRIT BERISHA I HEQ GËZIMIN E PARË GALLIANIT/ Monza përplaset tek gardiani shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) I “shkatërroi” ekipin e zemrës, fansi i vogël ka një kërkesë për Hazard. Belgu e lë pa fjalë

Q.Autor

Leave a Comment