Futboll Sport

KATEGORIA E PARË/ 13 gola në 7 sfida, Bylisi mposht Erzenin dhe shkon +8. Ja të gjitha rezultatet…

U luajtën ditën e sotme 7 sfidat e vlefshme për javën e 17-të ku nuk munguan surprizat. Në total u regjistruan 13 gola. Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te supersfida e zhvilluar në “Adush Muça” mes Bylisit dhe Erzenit, që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të ballshiotëve. Me këtë triumf, ekipi i drejtuar nga Beqiri, që kryeson edhe renditjen, e ka thelluar diferencën në +8 nga Erzeni i vendit të dytë.

Në duelet e tjera, spikasin triumfet bindëse të Pogradecit, Apolonisë dhe Korabit në transfertë respektivisht përballë Besës, Shkumbinit dhe Butrintit. Besëlidhja nuk fali në shtëpi ndaj Turbinës, teksa dy përballjet Tomori-Burreli dhe Tërbuni-Lushnja, përfunduan në barazim pa gola.

Për sa i përkon duelit Maliqi-Vora, ky takim nuk u zhvilluar për shkak të reshjeve të dëborës në juglindje të vendit, duke u shtyrë për një ditë tjetër më të përshtatshme. Ja të gjitha rezultatet:

REZULTATET: 

BYLIS-ERZENI 1-0

Lorran 44′ 

TËRBUNI-LUSHNJA 0-0

BUTRINTI-KORABI 1-2

Onuh 87′ / T.Marku 35′ (p), Dragoi 65′ 

TOMORI-BURRELI 0-0

BESA-POGRADECI 0-3

Brahja 16′ , Topllari 66′ , Abazaj 77′ 

BESËLIDHJA-TURBINA 3-1

Marku 32′, 47′, Jaku 57′ / Shehi 43′ 

SHKUMBINI-APOLONIA 0-2

Omeri 25′, 50′

MALIQI-VORA (E shtyrë)

Related posts

ALARM TEK TIRANA PARA NISJES SË KAMPIONATIT/ Çelhaka lë gropë të madhe në mesfushë. Egbo ndryshon skemën

Delo.autor

“SHPËRTHEJNË” TË QESHURAT NË STUDIO/ Ish-sulmuesi anglez harron që kishte shënuar në Champions (VIDEO)

Delo.autor

Raul de Tomas, lojtarin e Realit e do Valencia

Sadik.Autor

Leave a Comment