Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LARG ALKOOLIT E DUHANIT”/ Edi Reja i bashkohet fushatës së UEFA-s për më shumë aktivitet fizik

UEFA është e bindur se popullariteti dhe ndikimi i madh i futbollit sjell një përgjegjësi që nuk mund të injorohet: futbolli duhet të shërbejë si model dhe një zë i fuqishëm për ndryshime pozitive për çështjet globale.

E në këtë pikë, UEFA ka nisur fushatën “Coaches for Health – Feel Well, Play Well” (Fushata e trajnerëve për shëndetin – Ndjehu mirë, luaj mirë) së bashku me trajnerët e ekipeve kombëtare të 55 federatave anëtare të UEFA-s.

Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin te të rinjtë për përfitimet e të bërit aktivitet fizik, konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe rëndësinë e shëndetit mendor.

Edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, i është bashkuar fushatës e në video-mesazhin e dhënë, tekniku italian u bën thirrje të rinjve që të bëjnë një jetë të shëndetshme plot me aktivitet fizik, të evitojnë alkoolin dhe duhanin, si edhe t’i drejtohen një specialisti nëse kanë probleme më shëndetin mendor.

Për me tepër Reja jep shembullin e tij se si arrin të mbajë një formë fizike e mendore të mirë, duke bërë një jetë të rregullt dhe aktive: “Kam kërkuar gjithmonë të mbaj formën fizike. Nuk mund të rri dot asnjë ditë pa bërë diçka. Kohët e fundit sigurisht që preferoj biçikletën. Është shumë e rëndësishme të evitohet përdorimi i alkoolit. Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme dhe mbi të gjitha aktiviteti fizik. Një njeri nëse është në gjendje fizike të mirë, duhet të bëjë gjithmonë aktivitet fizik. Unë jam 76 vjeç dhe ndihem akoma i ri, sepse kam bërë gjithmonë një jetë shumë të rregullt.

Përsa i përket gjendjes mendore, që është thelbësore përtej gjendjes fizike, duhet të jetë gjithmonë në plan të parë, sepse është mendja ajo që të bën të lëvizësh. Nëse ke probleme duhet të flasësh me familjen pikësëpari. Gjithashtu, duhet të flitet edhe me një psikolog duke qenë se mund të të japin edhe ndihmë në këtë aspekt. Kur je i shëndetshëm fizikisht, je i shëndoshë dhe mendërisht!”, – thotë Edy Reja në mesazhin e tij.

Related posts

SKANDALI/ Trukimet në La Liga, Prokuroria kërkon burg deri në dy vite për lojtarë si Gabi dhe Andre Herrera

Q.Autor

Moto GP teste sezonale në Barcelonë, dominon Vinales me Yamaha

Sadik.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Midtjylland-Liverpool. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment